Tjetër "freskim" në qeveri
emërohen 5 zv.ministra të rinj

Tjetër emërohen 5 zv.ministra të rinj">
TIRANË - Ndryshimet në qeveri këtë radhë vijnë në rang zëvendësministrash, ndryshime që u miratuan në mbledhjen që qeveria mbajti këtë të mërkurë. 

Idlir Peçi është larguar nga ministria e Drejtësisë, për t'u emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes, ndërsa në vendin e tij në sektorin e Drejtësisë është emëruar Eridjan Salianji, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste.

Redi Shtino është emëruar zv.ministër i Arsimit dhe Sportit, Klejdi Xhaxhiu zv.ministër i Mjedisit dhe Eralda Methasani zv.ministre e Integrimit, paraardhës i së cilës ishte Gentian Elezi, i cili është liruar nga detyra. Methasani po ashtu është këshilltare juridike e Ramës në kryeministri.

Redi Shtino në 2015-ën është zgjedhur në krye të G99-ës. 

Nuk dihet ende se kush do të zëvendësojë zëvendësministren e Shëndetësisë Milva Ekonomi, e cila të enjten e shkuar u emërua në Kuvend ministre e Ekonomisë. 

Po ashtu, pa një emër mbetet edhe zëvendësuesi i Gentiana Sulës, e cila u largua nga ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si zëvendësministre, për të pritur votimin në Kuvend si drejtoreshë e Autoritet Hapjen e Dosjeve të Regjimit Komunist.

Emërimet e zëvendësministra të rinj
Z. Idlir Peçi, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Idlir Peçi emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes.
Z. Gentian Elezi, zëvendësministër i Integrimit Evropian, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Eralda Methasani (Çani) emërohet zëvendësministër i Integrimit Evropian.
Z. Kledi Xhaxhiu emërohet zëvendësministër i Mjedisit.
Z. Eridian Salianji emërohet zëvendësministër i Drejtësisë.
Z. Redi Shtino emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'