BRITANI E MADHE- Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar Suella Braveman ka dhënë dorëhqejen nga posti i saj në një takim ballë për ballë me kryeministren e Britanisë, Liz Truss.
Braverman thotë se ajo dha dorëheqjen pasi dërgoi një dokument zyrtar nga emaili i saj personal në një shkelje e rregullave ministrore. Sidoqoftë, në letrën e saj të dorëhqjes ajo theksoi se qeveria duhet të mbështet te njerëzit që pranojnë përgjegjësinë për gabimet e tyre.
‘Të pretendosh se nuk kemi bërë gabime "dhe të shpresosh se gjërat do të shkojnë në mënyrë magjike nuk është politikë serioze", shton ajo.
Kujtojmë se Truss përballet me një pakënaqësi të konsiderueshme në mesin e deputetëve konservatorë dhe humbja e një prej ministrave të saj kyç do të shtojë trazirat në krye të qeverisë
Më herët ajo mori pjesë në pyetjet e saj të para të kryeministrit pasi u detyrua të hiqte shkurtimet kryesore të taksave nga mini-buxheti.
Truss tha se ishte "plotësisht e përkushtuar" për të rritur pensionet në përputhje me inflacionin nMë herët, Truss kërkoi ndjesë për gabimet e bëra një muaj si kryeministre në Britaninë e Madhe.
Braverman u emërua nga zonja Truss vetëm 43 ditë më parë. Largimi i saj shokues nga kabineti pason shkarkimin e kancelarit Këasi Këarteng të premten e kaluar.