KRUJË-Një tjetër grabitje është regjistruar mbrëmjen e sotme. Pas grabitjes në Durrës (lexo këtu), po rreth orës 20:30 dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një makinë në Thumanë. Pronari i makinës tip ‘Benz’ me targa AA046TA është Admir Kaloshi 33-vjeç nga Kukësi.
Gazetari i Report Tv në Krujë, Julian Shota raporton se Kaloshi kishte ndaluar për të kryer nevojat personale, kur dy personat e maskuar dhe të armatosur i bënë presion që të mos lëvizte duke i marrë makinën. Pas denoncimit të pronarit të makinës policia ka ngritur disa postblloqe.