Tjetër mision në rrënojat e Titanikut, kompaninë nuk e ndal as tragjedia me nëndetësen! Planifikon një ekspeditë të re, SHBA e kundërshton

Tjetër mision në rrënojat e Titanikut, kompaninë nuk e ndal as tragjedia me nëndetësen! Planifikon një ekspeditë të re, SHBA e kundërshton

Pamje nga rrënojat e Titanikut

Më shumë se dy muaj pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Titan", e cila u mori jetën 5 personave pasi u zhduk mëngjesin e 18 qershorit, teksa vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, flitet sërish për një ekspeditë të re, drejt ujërave të thella të Atlantikut.

Qeveria amerikane po përpiqet të ndalojë kompaninë RMS Titanic, e cila para tragjedisë zhvillonte  ekspedita të shpeshta drejt rrënojave të anijes “Titanik” që të pezullojë një mision të planifikuar për të mbajtur drejt Titanikut të fundosur.

Sipas ligjit federal dhe një marrëveshjeje ndërkombëtare rrënojat konsiderohen si “varr i shenjtë” dhe ekspedita organizohet nga RMS Titanic, e cila zotëron të drejtat e kërkimit për anijen më të famshme në botë.

Sipas mediave amerikane, kompania po kërkon të nisë një tjetër ekspeditë me qëllime kërkimore, duke krijuar kështu një mosmarrëveshje ligjore me qeverinë, që nuk ka të bëjë fare me tragjedinë e qershorit.

SHBA pretendon se misioni shkel një ligj federal dhe një marrëveshje me Britaninë e Madhe për të menaxhuar rrënojat si një përkujtim për njerëzit që vdiqën.

RMS gjithashtu deklaroi se mund të rikuperojë objekte nga brenda rrënojave, edhe pse për momentin, kompania nuk planifikon të hapë rrënojat apo të shkëpusë ndonjë pjesë të saj. Megjithatë, RMS Titanic ka thënë se nuk ka ndërmend të kërkojë leje.

Avokatët e qeverisë amerikane kanë thënë se kompania nuk mund të vazhdojë pa lejen, duke argumentuar se RMST ka nevojë për miratim nga Sekretari i Tregtisë i SHBA.

Të pestë personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses Titan, humbën jetën pas një shpërthimi të brendshëm por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

Pjesë e bordit ishin biznesmeni pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.

Daëood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vandami: 31/08/2023 11:33

    Zhytjen nuk e financoi kompania por keta qyqaret Pakistaneze dhe Angleze qe ishin brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut