Tjetër monument në harresë, kulla 
200-vjeçare e Zekajve drejt rënies

Tjetër monument në harresë, kulla <br />200-vjeçare e Zekajve drejt rënies
LEZHË- Në Lezhë ka nisur të bjerë edhe një tjetër Monument Kulture që në letra mbrohet nga shteti. Kulla 200-vjeçare e Zekajve pësoi dëmtime në pjesën lindore të saj si pasojë e reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit. 

Muri anësor si dhe çatia ranë, por ky duket që të jetë vetëm fillimi i degradimit të plotë të këtij objekti me vlera të spikatura arkitektonike dhe historike. 

Rreziku për shembjen e saj ishte paralajmëruar me kohë, por çuditërisht nuk mori asnjë vëmendje. Këtë fakt e prezanton edhe kreu i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare Pal Trashaj. 

Rrënimi i shtëpisë së Zekajve dëmton një pjesë të historisë, ekzistencën e qytetit të vjetër që u quajt Sheher, që sot është lagjja me të njëjtin emër ku ndodhet edhe ky objekt kulturor.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot