Tjetër protestë para Kryeministrisë; Emigrantët kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë

Tjetër protestë para Kryeministrisë; Emigrantët kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë

Kryeministria

Emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar se në orën 17:00 do të dalin të protestojnë përpara Kryeministrisë. Ndonëse Drejtoria e Policisë së Tiranës nuk ka dhënë leje, emigrantët pritet që të përcjellin mesazhe kundër krimit, korrupsionit dhe varfërisë në vend.

Protesta, ndonëse ka organizatorë emigrantë jashtë vendit, është e hapur për të gjithë qytetarët e tjerë. Një nga organizatorët e kësaj proteste që pason atë të studentëve, është Genc Sejko, një person i cili njihet ndryshe si "njeriu i memeve". Ka qenë pikërisht Genc Sejko, i cili me një video-mesazh nga Londra u ka bërë thirrje shqiptarëve që t'i bashkohen protestës, duke renditur edhe arsyet se përse ata duhet ta bëjnë dicka të tillë

Mesazhi i Sejkos:

“Përshëndetje, quhem Genc Sejko dhe kam 20 vjet që jetoj në Londër, edhe pse kanë kaluar 20 vite, problemet janë shumë të ngjashme me atë që kemi patur dy dekada më parpara. Korrupsioni, kriminaliteti, varfëria, papunësia dhe arroganca qeveritare dominojnë sot jetën e shumicës së shqiptarëve.

Me 28 dhjetor unë dhe disa shqiptarë të diasporës kemi thirrur një protestë, që më shumë se një protestë kundër qeverisë është një protestë kundër një sistemi të tërë. Ajo që ne synojmë është rrëzimi i këtij sistemi që është provuar se nuk funksionon dhe ngritja e një sitemi të ri që është jo vetëm funksional por edhe përfaqësues.

Ajo që ne kemi si qëllim është zëvendësimi i një demokracie përfaqësuese që në shumicën e rasteve përfaqëson vetëm vullnetin e kryetarëve të partive, në një demokraci direkte ku sovraniteti i popullit ushtrohet në mënyrë direkte dhe ku qytetari vendos vetë për fatet e veta. Ku ai menaxhon vetë pasuritë dhe asetet kombëtare, ku zëri i të gjithëve dëgjohet njëlloj, duke përfshirë këtu edhe zërin e opozitës.

Tani ne si shqiptarë të diasporës i kemi vënë si qëllim vetes mbështetjen e kauzave të drejta të qytetarëve në Shqipëri, si ato të studentëve, banorëve të Astirit, minatorëve, naftëtarëve, invalidëve, dhe zhvillimet e ditëve të fundit na kanë treguar se Shqipëria ka asete të mjaftueshme intelektuale për të arritur ndryshimin e madh, atë ndryshim që nuk erdhi në vitin 90-të.

Roli ynë si organizatorë të kësaj proteste është suporti dhe mbështetja e këtyre aseteve që kanë treguar që kanë aftësinë për ta çuar përpara Shqipërinë dhe për të bërë ëndrrën e viteve '90 të Shqipërisë europiane një realitet të mundshëm. Prandaj më 28 dhjetor ju ftoj të gjithëve, jo të na bashkoheni, por të bashkohemi bashkë për një Shqipëri më të mirë dhe për një Shqipëri më përfaqësuese”.

Ndërkohë, përpara Kryeministrisë vijojnë të protestojnë ende një grup i vogël studentësh për tetë kërkesat e parashtruara më parë që lidhen drejtpërdrejtë me sistemin arsimor në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë