Skandalet 's’kanë të sosur' në SHBA, zbulohen dokumente ‘Top Secret’ edhe në banesën e ish zv.Presidentit! Nisin hetimet

Skandalet 's’kanë të sosur' në SHBA, zbulohen dokumente ‘Top Secret’ edhe në banesën e ish zv.Presidentit! Nisin hetimet

Mike Pence

SHBA- Skandalet me dokumentet e paklasifikuara duket se nuk janë më surprizë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas Presidentit Trump, Biden janë gjetur një dyzinë me dokumente të klasifikuara edhe në banesën e ish zëvendës Presidentit të SHBA-ve, Mike Pence, i cili e ka pasur këtë post gjatë kohës së udhëheqjes së Donald Trumpit.

Përfaqësuesit ligjorë të Pence dërguan një letër në Arkivin Kombëtar duke i njoftuar ata për dokumentet, të cilat, siç raportojnë mediat e huaja, ishin "një dyzinë". FBI zbarkoi në shtëpinë e ish-zëvendëspresidentit për të mbledhur dokumentet, duke anashkaluar "procedurat standarde" dhe duke kërkuar "posedimin e drejtpërdrejtë" të tyre, shtuan avokatët në një letër të veçantë.

Pence kërkoi një avokat që specializohet në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara për të shqyrtuar dokumentet në shtëpinë e tij "pasi u bë publike se dokumente me shenja të klasifikuara u gjetën në rezidencën e Presidentit Joe Biden në Wilmington", thuhej në letër.

Ky lajm vjen fill pas skandaleve të një pasnjëshmë në SHBA. Vetëm pak kohë më parë dokumente top secret u gjetën në një rezidencë në Florida të ish presidentit Trump gjatë kohës që kishte përfunduar postin e ekzekutivit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Presidentin Biden, kur ky i fundit ishte zv. president gjatë kohës së Barack Obamës. Gjatë kontrolleve janë gjetur 3 herë dokumente të këtij format në zyrë e banesat e tij.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 24/01/2023 19:49

    Jua hengri nenat zoti Putin o te korruptuarit e Amerikes, kjo eshte vetem maja e ajsbergut kush e di se ku e ka fundin o barbona qe mbroni (demokracine )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla