WASHINGTON- Agjencia për Sigurinë Kombëtare në SHBA, dhe FBI-ja kanë arritur të sigurojnë akses në serverat qendrorë të 9 firmave kryesore, përfshi Microsoft, Apple, Google, Yahoo dhe Facebook.
 
Lajmi bëhet i ditur nga “The Washington Post” duke folur për programin “Prism” që monitoron komunikimet elektronike. Agjencitë e Inteligjencës amerikane falë këtij programi kanë marrë të dhëna nga e-email-et, foto dhe të tjera komunikime private, të disa prej kompanive më të mëdha të internetit.
 
Programi është zhvilluar që prej 2007-s dhe është një nga burimet kryesore të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.
 
Sipas “The Washington Post”, programi sekret “Prism” është i ngjashëm me atë që është përdorur gjatë administratës së George W. Bush pas sulmeve të 11 shtatorit.
 
“New York Times” ka dedikuar një editorial mbi skandalin e përgjimeve të telefonatave të klientëve të gjigantit amerikan të telekomunikacionit “Verizon” nga “NSA - National Security Agency”, duke e cilësuar si një abuzim të pushtetit që kërkon shpjegime.
 
“Administrata e Obamës ka humbur çdo besim”, shkruhet në këtë editorial. Gazeta që tradicionalisht mbështet politikat e Obamës, kësaj radhe është kritike ndaj qeverisë amerikane duke shkruar se presidenti Obama ka habitur në mënyrë të ekzagjeruar duke e përdorur pushtetin e tij.

Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)