Tjetër sukses në peshëngritje
Hysen Pulaku kampion Europe

Tjetër sukses në peshëngritje<br />Hysen Pulaku kampion Europe
Suksesi i peshëngritjes shqiptare vazhdon. Është radha e të rinjve për të marrë medaljet e arta dhe për ngritur flamurin e Shqipërisë në shkallën më të lartë të podiumit në Evropë. Kështu Hysen Pulaku në kampionatin Evropian të të rinjve në peshën 85 kg është shpallur kampion në shtytje, ndërsa në shkëputje dhe dy garësh ka marrë medalje argjendi, nën kampion.

Peshëngritësi nga Elbasani ngriti 203 kg në shtytje në kategorinë 85 kg duke fituar vendin e parë, 3 kg më shumë në krahasim me provën në Botërorin e Kazakistanit. Hysen Pulaku përmirësoi provën e tij edhe në shtytje me 166 kg, një kg më tepër nga pesha që ngriti në botëror, duke marrë medaljen e argjendtë në këtë stil.
foto me logo
Në dy-garësh Pulaku ngriti në total 369 kg që u rendit në vendin e dytë duke marrë një tjetër medalje të argjendtë. Pulaku e humbi titullin kampion Evrope në dy garësh për 1 kg, pasi kaq ishte diferenca mes tij dhe rusit Albert Saiakhov. Ndërsa Sopot Sula u rendit në vendin e 4 në peshën e tij 94 kg.
foto me logo
Nesër e mbyll garimin për Shqipërinë Aleks Kaçani në peshën 94 kg në ora 12:30. Aleks Kaçani është një tjetër emër që premton shumë në peshëngritjen shqiptare dhe pritet që të ketë të tjera surpriza sot nga kampionati Evropian që po zhvillohet në Qipro.
foto me logo
Megjithatë edhe nëse Kacani nuk arrin objektivat që ka vendosur, ky vit është mjaft i suksesshëm për peshëngritjen shqiptare, pasi medaljet e arta të Godellit, si kampion bote dhe Begajt kanë ngritur emrin e Shqipërisë në arenën botërore.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!

'Ç'është kjo punë, 3 vite luftë me Amerikën, McGonigal me fustan?!', Dash Shehi kritikon qasjen e PD-së: Hedhin në gjyq ministrat e botës! Ça na kanë bërë?!