Sërish sulm kibernetik ndaj TIMS? Policia: Pati ndërprerje sistemi prej proceseve të mirëmbajtjes! Edhe ditët në vijim do ketë ndërhyrje të brendshme

Sërish sulm kibernetik ndaj TIMS? Policia: Pati ndërprerje sistemi prej proceseve të mirëmbajtjes! Edhe ditët në vijim do ketë ndërhyrje të brendshme

Foto ilustruese

Sistemi TIMS nuk ka rënë sërish pre e sulmit kibernetik! Ndërprerja e sistemit gjatë mbrëmjes së kaluar erdhi për shkak të disa proceseve mirëmbajtjeje që ishin të parashikuara, njofton policia. Kjo solli ndërprerje të shërbimit në një kohë të shkurtër në disa pika kufitare, por nuk shkaktoi asnjë pengesë në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare. Ndërkohë policia sqaron se prej ndërhyrjeve të brendshme, edhe ditët në vijim do të ketë ndërprerje në disa pika kufitare. Synimi i këtyre proceseve është përmirësimi i performancës së sistemit TIMS.

“Në lidhje me disa lajme të publikuara mbrëmjen e djeshme, në disa media dhe portale, në të cilat është pretenduar se ka ndodhur përsëri sulm kibernetik ndaj sistemit TIMS, sqarojmë opinionin publik se: 

Ndaj sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme, nuk ka ndodhur sulm kibernetik, por në kuadrin e përmirësimit dhe rritjes së performancës së sistemit TIMS, mbrëmjen e djeshme u realizuan disa procese të parashikuara mirëmbajtjeje, të cilat ndërprenë shërbimin në interval të shkurtër kohor, në disa prej pikave kufitare, por pa sjellë pengesa në lëvizjen e lirë të qytetarëve. 

Konfirmojmë se pas ndërhyrjes së shkurtër, mbrëmjen e djeshme, sistemi TIMS vijon të jetë funksional, në të gjitha pikat kufitare. Sqarojmë se edhe në ditët në vijim, do të ketë ndërprerje me afat të shkurtër kohor, në pika të ndryshme kufitare, për shkak të ndërhyrjeve të brendshme, me qëllim përmirësimin e performancës së sistemit TIMS”, njofton policia.

Kujtojmë se më 10 shtator, Shqipëria ra pre e një sulmi kibernetik nga Irani pasi hakerat sulmuan sistemin TIMS. Për pasojë pati radhë në të gjitha pikat kufitare në vend, si edhe në aeroportin e Rinasit, por nuk u anulua asnjë fluturim. 

Irani nuk e fshehu se kishte gisht në këtë sulm pasi në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar shfaqej mesazhi: "Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë".

Sulmi ka ‘paralizuar’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policët kanë hapur regjistrat duke punuar manualisht, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë