Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të premten, numri i rasteve të reja të Covid-19 në Britani theu sërish shifrën e 1 milion të infektuarve në baza javore, duke rritur frikën e një vale të re.
Numri i rasteve u rrit me 6% brenda një jave, duke shënuar 972,000, sipas shërbimit statistikor britanik (Office for National Statistics, ONS).
Kjo ishte rritja e parë e rasteve që nga 17 tetori. Në të njëjtën kohë, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), ka pasur një rritje prej 40% të shtrimeve në spital për shkak të gripit.
Gjatë valës së fundit, totali arriti kulmin në pak më shumë se dy milionë në mes të tetorit, raportojnë mediat e huaja.
Zyrtarët e institucionit kanë paralajmëruar se ekziston rreziku i një pandemie të “dyfishtë”, e cila do të rrisë shumë presionin në sistemin shëndetësor
Sipas të dhënave të përpiluara nga faqja e internetit Our World in Data , Britania ka regjistruar më shumë se 212,000 viktima për shkak të komplikimeve të COVID-19 nga një total prej rreth 24 milionë rastesh të regjistruara nga SARS-CoV-2.
Këshilla aktuale e NHS është se njerëzit duhet të përpiqen të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin kontaktin me të tjerët nëse kanë rezultuar pozitivë për COVID ose kanë simptoma.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?
-
Qeveria
70.7%
-
Opozita
18.2%
-
Nuk e di
11.1%
Vota total: 870
Lajme të tjera
-
Pse gjysmë milion britanikë janë në grevë?
2 Shkurt, 08:27
-
Foli kundër Andrew Tate, deputetja britanike: Jam bombarduar me kërcënime për vdekje dhe përdhunim
1 Shkurt, 09:48
-
U kap brenda ‘shtëpisë së barit’, 19 vjeçari shqiptar në Angli dënohet me 9 muaj burg, dëshmia e tij: Kam babain sëmurë, doja të paguaja borxhet
1 Shkurt, 09:21
-
Debati për emigrantët shqiptar në Britani, Braverman e thotë troç: Duhet t’i largojmë që të fitojë partia jonë zgjedhjet e ardhshme
1 Shkurt, 08:19
-
Rrëfehet biznesmeni miliarder në Britani: Do dhuroj 99% të pasurisë sime, fëmijët e mi të mësojnë të punojnë! Ja si u pasurova
1 Shkurt, 07:45
-
Recesioni i ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar, FMN nxjerr raportin: 2023 vit i vështirë për britanikët, do pësojë tkurrjen më të madhe
31 Janar, 07:45
-
Rrezikuan jetën për të kaluar kanalin 'La Mansh', shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe
30 Janar, 20:55
-
Tre vjet pas alarmit fillestar dhe shpalljes si pandemi, reagon OBSH: COVID-19 ende një emergjencë ndërkombëtare, kini kujdes!
30 Janar, 14:45
-
Hellbanianz, gangsterët shqiptarë që po ‘tmerrojnë’ britanikët: S’ka policë që i ndalon, klipet e tyre janë të frikshme
29 Janar, 22:49
-
Media britanike: Babai i 18-vjeçarit shqiptar tha se zhdukja e tij ishte e planifikuar! E bëri për të mos u kthyer në shtëpi
29 Janar, 17:41
-
Skandali me taksat në Britani/ Mes presionesh, Sunak shkarkon ministrin e Financave, të emëruar nga Johnson! Opozita: Ta kishe bërë më parë
29 Janar, 16:32
-
U arrestua brenda ‘shtëpisë së barit’ në Britani, shqiptari në gjykatë kërkon të shohë motrën me kancer
29 Janar, 13:05