Tjetër vdekje misterioze e armikut
të Putin, Rusia i përmend fuqinë nukleare Londrës

Tjetër vdekje misterioze e armikut<br />të Putin, Rusia i përmend fuqinë nukleare Londrës<br>
Një shtetas rus me strehim politik në Britani u gjet i vdekur te shtëpia e tij në Londër një javë pas sulmit me gaz nervin ndaj një agjenti të dyfishtë një javë më parë.

Disidenti Nikolai Glushkov, i konsideruar si armik i Vladimir Putin u gjet i vdekur nga familja e tij të hënën vonë te shtëpia e tij në periferinë e New Malden.

Policia ka thënë se vdekja e tij po trajtohet si “e pasgpjeguehsme”  dhe ka ndërmarrë hapin e paprecedentë për të përdorur agjentët e kundërterrorizmit si të ngarkuar për hetimin.

Gazeta ruse Kommersant ka raportuar se 68-vjeçari u gjet i vdekur ngavajza e tij dhe se kishte shenja mbytjeje në qafë. Gazeta shkruante gjithashtu se vdekja mund të ishte edhe vetëvrasje.

Vdekja e tij mbërrin një vit pasi ai ishte dënuar në mungesë në Rusi lidhur me dyshimet se kishte përvetësuar 87 milionë sterlina gjatë kohës kur punonte për kompaninë ajrore ruse  Aeroflot.

Ndërkohë Rusia e parlajmëroi Britaninë sot në mbrëmje që të mos e kërcënonte një fuqi bërthamore pasi refuzoi që të përmbushte afatin që i kishte vënë kryeministrja Theresa May për të dhënë shpjegime deri sot në mesnatë për të shpjeguar sulmin me gaz nervin ndaj një agjenti të dyfushtë rus në Londër javën e kaluar.

Rusia ka kërkuar që të shohë provëza të substancës Novichok të gjetur në trupin e Sergei Skripal përpara se t’i përgjigjej ultimatumit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë