Dëmtohet 'mushkëria' e Vlorës, 4 zjarrfikëse për të shuar zjarrin në Pyllin e Sodës (VIDEO)

Një vatër zjarri u aktivizua në Pyllin e Sodës, që fatmirësisht u arrit të vihej në kontroll dhe shuhet pas disa orësh. U deshën 4 zjarrfikëse që bënin të mundur shuarjen e flakëve, në Pyllin e Sodës e cilësuar si mushkëria e Vlorës.

Forcat zjarrfikëse u siguruan që të merrnin të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në mënyrë që kjo vatër zjarri të mos aktivizohet më.

Të pranishëm në aksionin e forcave zjarrfikëse ishin edhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj dhe nënkryetari i Bashkisë Vlorë, Shkëlqim Rama, ku që të dy theksuan se do të nis hetimi për të gjetur dhe vënë përpara përgjegjësi personat që shkaktuan këtë dëm.

"Pylli i Sodës është konsideruar si mushkëria e Vlorës dhe duket se ky vit e paska zënë keq më mushkëritë, nga një anë situata e vështirë me koronavirusin që sulmon mushkëritë e njerëzve dhe nga ana tjetër zjarret që shkatërrojnë mushkëritë e qytetit" është shprehur nënkryetari i bashkisë.


Lajmi kryesor:

Persona të papërgjeshëm i vënë flakën gomave në Zvërnec të Vlorës, ndërhyn zjarrfikësja (VIDEO)


Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot