TIRANË- SPAK shpall moskompetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës. Pas shpalljes së moskompetencë, tashmë dosja i ka kaluar gjykatës së kryeqytetit për të dhëne verdiktin ndaj 17 personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.
Prokuroria e posaçme shpalli moskompetencë për këtë dosje me argumentin se personat e përfshirë nuk janë zyrtarë të lartë. Tashmë hetimet për Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla etj do kryhen nga prokuroria e Tiranës.
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës. Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.

Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë. Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.
Komente

