Kthyen ranishten e Spillesë në tokë arë, Gjykata ''shfryn'' Prokurorinë, liron 4 zyrtarët e arrestuar (Emrat)

Kthyen ranishten e Spillesë në tokë arë, Gjykata ''shfryn'' Prokurorinë, liron 4 zyrtarët e arrestuar (Emrat)

Bregdeti i Spillesë në Kavajë

KAVAJE - Gjykata e Kavajës ka liruar katër të arrestuarit për tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno raporton se seanca gjyqësore është zhvilluar dy ditë më parë, 26 shtator 2018. Edhe pse prokuroria ka kërkuar mbajtjen në burg të katër të pandehurve, trupa gjykuese me kryesues gjyqtarin, Paulin Çera, ka shfryrë dosjen voluminoze të organit të akuzës.  

Gjykata ka liruar Nezir Leçinin, Dritan Kazazin, Aldo Kilan dhe Agron Xhelezin, duke i lënë ata në arrest shtëpie. Me vendim të gjykatës, kanë lënë qelinë Nezir Leçini ish-shef i kadastrës në Kavajë, Agron Xhelezi, ish-kryetar i komisionit të ndarjes së tokës, Aldo Kila ish-jurist në hipotekën e Kavajës, Dritan Kazazi ish-hartograf në hipotekën e Kavajës. 

Ndërkohë në korrik të 2018, Gjykata e Apelit Durrës liroi Said Cikalleshin, ish-drejtues Hipoteke. Po në këtë datë u lirua dhe Andi Gjeci, ish-jurist i hipotekës. Zyrtarët e arrestuar akuzoheshin për tjetërsim pronash. Ata kthyen edhe ranishtet në tokë arë, ndërsa nuk kursyen as poligonin e Ministrisë së Mbrojtjes i cili u kthye në pronë private. 

Ish-zyrtarët e Hipotekës që u liruan: 

Nezir Leçini - ish shef i kadastrës në Kavajë 

Agron Xhelezi - ish kryetar i komisionit të ndarjes së tokës 

Aldo Kila - ish jurist në hipotekën e Kavajës 

Dritan Kazazi - ish hartograf në hipotekën e Kavajës

Të liruar në korrik 2018

Said Cikalleshin - Ish drejtues Hipoteke

Andi Gjeci - ish jurist i hipotekës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen