Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Durrës, një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së! Në 2021 iu bashkua Bashës

Tjetërsuan 448 mijë m2 tokë në Durrës, një prej të arrestuarve ish-kandidat i PS-së! Në 2021 iu bashkua Bashës

1712916409_WhatsAppImage20240412at11.50.58.jpeg

Pesë persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjetër janë në kërkim pasi akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar dokumentet e një toke me sipërfaqe 448 000 m2, në lagjen nr. 15, Durrës.

Në pranga ka rënë edhe ish-kandidati i PS-së në Durrës, Ardit Kërtusha 33-vjeç, ish-kryetar i FRESSH. Ardit Kërtusha kandidoi për kryetar të PS Durrës në 2020 dhe më pas u tërhoq nga gara.  31-vjeçari në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua publikisht Lulzim Bashës.

16 maj të 2022, Ardit Kërtusha i shpëtoi një atentati në një lokal të frekuentuar në zonën e Currilave në Durrës në pronësi të këngëtarit Noizy.

Ardit Kërtusha, së bashku me Leonard Kadrimin dhe M. Z. në kërkim dyshohet se duke shpërdoruar detyrat në ASHK Durrës, kanë lehtësuar tjetërsimin e pasurisë së paluajtshme’.

'Caktimin si masë sigurimi ndaj shtetasit Ardit Kërtusha, I biri I Islam dhe I Merita, I dtl.12.01.1991, lindur në Durrës dhe banues në Lagja nr.15, Rruga “Aleksandër Goga” Durrës, me shtetësi Shqiptare, me arsim të lartë, gjendje familjare I martuar, gjendje gjyqësore I padënuar, ID nr.J10112072A, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimi” dhe “Pastrimi I produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 143/3 e 25 dhe 287/2 germa”a” të Kodit Penal, atë të “Arrestit në burg”  parashikuar nga neni 238 të K. Pr. Penale.'- njofton prokuroria.


Lajmi kryesor:

Tjetërsuan dhe grabitën 448 mijë metra2 tokë shtet në Durrës! Në pranga zyrtarë të Kadastrës e pronarë! Burri i zyrtares së Foltores së Berishës i kaloi tokën njeriut të Bashës (EMRAT)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat