Tjetërsuan pronat në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës, lihen në burg 6 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë, 1 në detyrim paraqitje! Mes tyre edhe ish-zv. Kryetari i bashkisë së Vlorës

Tjetërsuan pronat në bregdetin e Dhërmiut dhe të Himarës, lihen në burg 6 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë, 1 në detyrim paraqitje! Mes tyre edhe ish-zv. Kryetari i bashkisë së Vlorës

Foto ilustruese

6 persona janë lënë në burg, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe një po hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohen për tjetërsim pronash në Dhërmi dhe Himarë.

Ato dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë.

Mes të akuzuarve janë edhe punonjës të bashkisë së Vlorës. Report Tv mëson se janë lënë në burg gjatë operacionit "Himara", Vasillaq Strakosha, Edmond Marko, Pandeli Prifti, Zaho Bollano, Aleks Bifsha, Elton Marko dhe Irakli Gjiçali.

Të arrestuarit akuzohet për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, ka rezultuar se prej shtetasve në hetim janë falsifikuar A.M.T.P për qytetin e Himarës, fshatrat Dhërmi e Gjilekë, të cilat në zbatim të ligjit nr.9948, datë 7.7.2008. “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” të ndryshuar, si dhe V.K.M.-së nr.338/2015. duhet të miratoheshin me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë.

Konkretisht rezulton se janë falsifikuar :A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 4.400 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1800 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi  në emër të V.S.; A.M.T.P për pasurinë me sipërfaqe prej 1400 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi, në emër të V.S:. A.M.T.P. për pasuri me sipërfaqe prej 1.080 m² e ndodhur në Z.K.1739 Gjilek në emër të M.S; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2.000 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të E.M.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 2171 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të P.P.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe 3150 m²  e ndodhur në Z.K. 1952 Himarë në emër të Z.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë, në emër të A.T.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2000 m² e ndodhur në Z.K.1952  Himarë në emër të K.DH.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 687 m² e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B.; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 2600 m²  e ndodhur në Z.K.1481 Dhërmi në emër të A.B; A.M.T.P. për pasurinë me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.11952 Himarë në emër të A.T.

Këto A.M.P.T. të falsifikuara, të riprodhuara si origjinale, pasi përgatiteshin plan rilevimet prej E.M. punonjës në D.P.ZH.T., pranë Bashkisë Himarë, dërgoheshin me shkresa të falsifikuara, si praktika të Bashkisë Himarë, për rregjistrim në A.SH.K.Drejtoria Vlorë.

Sikurse ka rezultuar nga hetimi, prej këtyre pasurive, janë rregjistruar pranë A.SH.K Drejtoria Vlorë dhe janë pajisur me vërtetim hipotekor pasuria me sipërfaqe prej 800 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë në emër të A.K. me nr.718 dt.07.09.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë,  dhe pasuria me sipërfaqe prej 1292 m² e ndodhur në Z.K.1952 Himarë e pajisur me vërtetim hipotekor në emër të A.T, me nr.244 dt.07.04.2021. në A.SH.K.-së Drejtoria Vlorë.

Nga të dhënat e deritanishme, rezulton që prej shtetasve nën hetim dyshohen të jenë konsumuar elementë të figurave të veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal.

Në fazën e hetimit paraprak të këtij procedimi penal, mbi bazën e kërkesës të prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendim nr. 504 dt.10.12.2021 ka vendosur:

1. Caktimin ndaj shtetasit V.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal, të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2. Caktimin ndaj shtetasit M.S., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3. Caktimin ndaj shtetasit Edmond Marko si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4. Caktimin ndaj shtetasit Pandeli Prifti, si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

5. Caktimin ndaj shtetasit Zaho Bollano, si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

6. Caktimin ndaj shtetasit A.K. si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.

7. Caktimin ndaj shtetasit Aleks Bifsha, si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim e më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

8. Caktimin ndaj shtetasit K.Dh., si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masave të sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.

9. Caktimin ndaj shtetasit Irakli Gjiçali, si i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 190/2 të Kodit Penal të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale.

10. Caktimin ndaj shtetasit Elton Marko, si i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Shërbimet e policisë gjyqësore kanë ekzekutuar masat e sigurimit për shtetasit e mësipërm më datë 10.12.2021, përjashto  masat për shtetasin M.S “arrest ne burg”, shtetasin A.K “detyrim paraqitje”, dhe shtetasin K.DH “detyrim paraqitje”.

Gjithashtu, po në funksion të këtij procedimi penal penal nr.1341 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.505, datë 10.12.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur: 

“Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros për pasuritë e  mëposhtme:

1. Pasuria e regjistruar në nenin hipotekor nr.718, datë 07.08.2021 Z.K.1952 Himarë, sipërfaqe prej 800 m² rregjistruar në emër të A.K..

2. Pasuria e regjistruar në nene hipotekore nr.244, datë 07.04.2021 Z.K.1952, Himarë  sip. prej 1292 m² rregjstruar në emër të A.K.”

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:34
Tjetërsimi i pronave bregdetare të Dhërmiut e Himarës, mes të arrestuarve edhe ish- zv.kryebashkiaku i shkarkuar pak javë më parë (FOTO)

1639175719_ddd5c9201eb6426e8822db25afa83c00.jfif

VLORË- Një krim i organizuar ka ndodhur në brigjet bregatare të Jonit në Dhërmi e Himarë, ku nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve një grup kriminal ka arritur të tjetërsojë prona me sipërfaqe të konsiderueshme duke i shfrytëzuar më pas për përfitime personale. Nga kjo akuzë, 6 persona kanë mbetur pas hekurave 3 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 1 prej tyre po hetohet në gjendje të lirë.

Duke tjetërsuar dokumentet, grupi kriminal kishte arritur përveçse t’i hidhte në pronësi private edhe t’i shisnin. Report Tv mëson gjatë operacionit "Himara" janë arrestuar, Vasillaq Strakosha, Edmond Marko, Pandeli Prifti, Zaho Bollano, Aleks Bifsha, Elton Marko dhe Irakli Gjiçali.

Ilir Gjiçali, ka shërbyer edhe si zëvendës kryebashkiak i Himarës dhe është shkarkuar pak javë më parë, përkatësisht më 17 nëntor.

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 11/12/2021 09:02

    Rregulloheni nuk eshte ish kryetari i Vlores por i Himares

    Përgjigju
  • george: 11/12/2021 00:54

    Po Jorgos kur i vjen mandati? Se peshku qelbet nga koka ...

    Përgjigju
  • Minella: 11/12/2021 00:23

    Vasillaq Strakosha ishte Drejtori i Kadastres te Bashkise Himare, Zaho Bollano eshte specialist i Kadastres Bashkise Himare

    Përgjigju
  • emigranti: 10/12/2021 19:54

    thoni pastaj qe electronic-albania nuk punon ...

    Përgjigju
  • justice: 10/12/2021 19:53

    Hajde pacin kemben e mbare! Po Leko Markon kushon e tyre qe esht kryeplak kur do e akomodojne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it