TK, artistët përkujtojnë 1-vjetorin e vendosjes së germave, artistët: Europa Nostra do ta restaurojë teatrin!

Ndonëse, ende qytetarët qëndrojnë të vetizoluar për shkak të COVID 19,  disa artistë edhe anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar janë mbledhur për të kujtuar njëvjetorin e vendosjes së shkronjave të këtij institucioni

"Unë s'kam shkelur asnjë ligj, kam dalë në kohën që është momenti për të dalë. Kur kam kohë fizike për të ardhur këtu, unë vij, madje s’kam ikur ndonjëherë që të vij", shprehet aktori Mehdi Malkaj.

Artistët, të cilët prej dy vitesh e katër muaj vazhdojnë, që të jenë kundër shembjes së kësaj godine, edhe pro restaurimit të tij, shprehen se:
“Është një kujtesë për atë që ndodhi një vit më parë, duke heq germat e Teatrit. Ndërsa, populli i Tiranës pagoi që të rivendoseshin, edhe ky është një gjest që populli është me ne”, thotë Budina.

Shkronjat e Teatrit u hoqën para një viti dhe u rivendosën  në 7 maj të 2019-s nga shkrimtari Rudi Erebara.

“Europa Nostra ka deklaruar në mënyrë zyrtare, me shkrim edhe me regjistrim, se do ta restaurojë teatrin në gjendjen që ka qenë”.  

Ndërsa, nga data 24 mars EuropaNostra ka shpallur Teatrit Kombëtar, si një ndër 7 zonat e trashëgimisë më të rrezikuara në Europë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër