TIRANE- “I burgosuri i katit të 15-të” e shkruar nga autori Nil Saimon, është komedia që do të vihet në skenën Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 23 dhe 24 maj ora 20:00.

Në regjinë e Joana Xhelilaj, skenografinë e Eldo Dishës, kostumet e Morena Vatës dhe udhëheqjen artistike të mjeshtrave Milto Kutali dhe Albert Celoaliaj, aktorët e rinj si Andi Begolli, Elona hyseni, Visjan Ukcanaj, Cubi Metka, Kristjana Dodaj dhe Vilma Hodo, do të intepretojnë komedinë amerikane e cila flet për të papunët.

Komedia rrëfen historinë e Robert Simonit, një 50- vjeçar që bie viktimë e krizëz ekonomike që ka pushtuar të gjithë vendin. Si shumë të tjerë, ai papritur e gjen veten të papunë në mes të katër rrugëve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)