TKOB: Po është dhënë
koncert për kardiologët

TKOB: Po është dhënë <br />koncert  për kardiologët
TIRANE- Akuzat për nëpërkëmbjen e artistëve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe baletit, marrin përgjigje nga TKOB. Koncert para tre mjekëve kardiologë? Po është e vërtetë! Ja edhe emrat e solistëve që kanë kënduar.

Baritoni Ylber Gjini akuzoi drejtorin Zhani Ciko se i ka nxjerrë të japin koncert përpara tre mjekëve kardiologë, madje iu është dashur të presin një orë, derisa tre spektatorët e privilegjuar të vinin në hollin e TKOB dhe të shijonin koncertin me solistët më të njohur të TKOB. Kjo akuzë erdhi dje në replikën e tij me drejtorin Ciko në Shqiptarja .com. Si kundër reagim, nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ka mbërritur dje në redaksi një përgjigje zyrtare për këtë akuzë të baritonit Gjini.

Në këtë përgjigje, thuhet se koncerti pwr të cilin flet Gjini titullohej "Tinguj për zemrën". Koncerti sipas përgjigjes zyrtare të TKOB është organizuar në datën 6 nëntor 2009 në hollin Koncertor të TKOB.

Koncerti është bërë për të përshëndetur Konferencën Ndërkombëtare të Kardiologjise që u zhvillua në Tirane, me pjesëmarrjen e mjekëve kardiologë nga gjithë Europa, ekspertë absolutë në fushën e tyre. Po në këtë përgjigje bëhet e ditur edhe arsyeja e mbajtjes së këtij koncerti dhe se kush ishte i interesuar për këtë.
"Kërkesa për këtë aktivitet ka ardhur nga Shoqata e Kardiologëve shqiptarë, përfaqësuar nga prof.dr. Spiro Qirko", thuhet në përgjigjen dhënë redaksisë tonë, duke shpjeguar edhe arsyet e vonesës së mjekëve në këtë koncert.

"Vonesa në fillimin e koncertit ka qenë për arsye të zgjatjes në kohë të konferencës shkencore, vonesë për të cilën u kërkua dhe ndjesë, thuhet më tej, në prononcimin e ardhur nga TKOB.

"Angazhimi i artistëve të T.K.O.B si Ylber Gjini, Etleva Golemi, Armaldo Kllogjeri, Irini Qirjako, Sabahet Vishnja, etj, ka qenë i vullnetshëm dhe pa asnjë detyrim. Është në detyrat dhe qëllimet e institucionit që të promovojë vlerat më të mira të artit kombëtar dhe atij botëror nëpërmjet interpretimit të forcave më të mira artistike.

Pjesëmarrësit, mjekë të nderuar nga gjithë Europa shprehën konsideratën më të lartë për performancën dhe për njohjen me traditën e kostumeve dhe krijimeve tona kombëtare", shkruhet më tej në këtë përgjigje, duke përfunduar me frazën se "Arti është gjuha ndërkombëtare më elitare për të përcjellë mesazhe të fuqishme humane, integruese, bashkëpunuese, paqeje dhe më gjerë".

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg