TKOB, Ulpiana Aliaj e Likaj, së
bashku në requiemin e Brahms

TKOB, Ulpiana Aliaj e Likaj, së<br />bashku në requiemin e Brahms
TIRANË - Shfaqja e njohur “Një Requiem Gjerman” nga autori Johannes Brahms do të rivihet të enjten (14 maj 2015) ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti më i gjatë i kompozuar nga Brahms (që zgjat 65-80 min)i shkruar për soliste (soprano dhe bariton), kor dhe orkestër, do të interpretohet nga sopranoja Ulpiana Aliaj, tenori Armando Likaj, kori i TKOB (drejtuar nga Dritan Lumshi) dhe Orkestra Simfonike e TKOB (drejtuar nga Paolo Carbone). Ky është një requiem, i cili mund të përshkruhet si i shenjtë, por jo liturgjik dhe ndryshe nga requiem-et e tjera, kjo vepër nuk është shkruar në latinisht, por në gjermanisht, sic përshkruhet edhe në titull.

Një Requiem Gjerman, sipas fjalëve të Shkrimit të shenjtë, Op 45 nga Johannes Brahms përbën një vepër të madhe e shkruar për Kor, Orkestër, dhe solistë, një soprano dhe një bariton. E krijuar midis viteve  1865 dhe 1868, ajo përfshin 7 kohë të cilat së bashku zgjasin 65-80 minuta, duke e bërë kështu veprën më të gjatë që Brahms ka shkruar. Ky është një requiem i cili mund të përshkruhet si i shenjtë, por jo liturgjik dhe ndryshe nga reëuiem-et e tjera, kjo vepër nuk është shkruar në latinisht por në gjermanisht, siç përshkruhet edhe në titull. Versioni final me 7 kohë u interpretua për herë të parë në 18 shkurt 1869.

Libreti i kësaj vepre është mbledhur nga vetë Brahms dhe teksti është marrë nga Bibla Luteriane Gjermane dhe ndryshe nga tradicionalja, teksti është në gjermanisht.


Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër