Tkurret grupi “Blushi”, Kopliku
nuk bojkoton referendumin
Pas tërheqjes publike të Arta Dades e cila nuk u përfshi fare në debatin pas Kongresit nëse duhet apo jo që socialistët të merrnin pjesë në referendum, grupi pro Ben Blushit ka pësuar një tkurrje tjetër
Pas tërheqjes publike të Arta Dades e cila nuk u përfshi fare në debatin pas Kongresit nëse duhet apo jo që socialistët të merrnin pjesë në referendum, grupi pro Ben Blushit ka pësuar një tkurrje tjetër. Deputeti socialist i Shkodrës, Namik Kopliku, edhe pse ka firmosur në kërkesat për interpretimin statusor mbi zgjedhjen e kryetarit, nuk i është bashkuar thirrjes së Ben Blushit për të bojkotuar referendumin. Madje ai tha për “Shqiptarja.com” se dje ka marrë pjesë në fushatë për pjesëmarrjen e anëtarësisë në referendum.
Ai saktëson se vetë nuk ka marrë pjesë në votim, jo sepse nuk donte, por sepse rezulton me të drejtë vote në Tiranë, teksa ndodhej prej dy ditësh në Shkodër gjatë përgatitjes së degës së partisë për referendum. Ai saktëson se nuk i përket asnjë grupimi individësh, dhe se firma e tij në disa shkresa drejtuar KGS-së, ka pasur si qëllim vetëm interpretimin e normave statutore, dhe jo fraksionin përkrah një emrin. “Unë nuk munda të marr pjesë në votim, sepse prej dy ditësh ndodhem në Shkodër, për tu kujdesur për pjesëmarrjen e anëtarëve të partisë në referendum. Emrin si anëtar partie e kam në Tiranë. Nuk votova për arsye gjeografike, por në asnjë moment nuk kam bërë thirrje për bojkotin e referendumit.
Madje kam bërë punën maksimale që PS në Shkodër të marrë pjesë në votim. Unë nuk jam në grupin e askujt, as të kryetarit të partisë, e jo më të kurrkujt tjetër. Pjesëmarrja ime në iniciativat e mëparshme ka qenë në mbrojtje të normave statusore, dhe jo të individëve”-tha Namik Kopliku për Shqiptarja.com. Në këto kushte, Mimoza Hafizi ngelet e vetmja deputete që i qëndron fort përkrah Blushit, teksa Dade dhe Kopliku kanë riparë pozicionin e tyre. Përkrahësit e tij duket se janë tashmë jashtë grupit parlamentar, dhe të paktë që pranojnë të shprehen se i qëndrojnë kauzës së Blushit.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46