Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët
e huaj të grupit terrorist

Tkurret ISIS, pakësohen luftëtarët<br />e huaj të grupit terrorist
Gjatë vitit 2016 është evidentuar një tërheqje domethënëse territoriale e të ashtuquajturit Shteti Islamik në disa aspekte, gjë që ka çuar në rënien e kapacitetit të grupit terrorist për t’u zgjeruar në territore të ndryshme.

Kjo gjë është bërë e ditur edhe nga raporti i Drejtorisë Kombëtare të Antimafias dhe Antiterrorit në Itali, i publikuar këtë të enjte për gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
 
Ky ndryshim i realitetit ka ndikuar direkt në fenomenin e luftëtarëve të huaj, me një tkurrje të ndjeshme të numrit të atyre që largohen nga vendet e Europës drejt atyre të Lindjes së Mesme”, thotë raporti i cituar nga agjencia e lajmeve ANSA.

Sipas dokumentit zyrtar, dy janë profilet e reja që kanë prekur organizatën terroriste. “Organizata ka vështirësi të mëdha në nisjen e luftëtarëve të saj nga bastionet drejt vendeve të Perëndimit dhe me ardhjen e luftëtarëve të huaj, nga Perëndimi në zonat siriano-irakene”, vijon raporti.

Gjithësesi, Drejtoria Kombëtare e Antimafias dhe Antiterrorit vë në dukje se ISIS ka ende interes për të goditur vendet e Europës, për disa prej të cilave është rritur alarmi.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve