BRITANI E MADHE- Vetëm disa orë nga sulmi në afërsi të një koncerti në Manchesteri ka ndodhur një tjetër sulm me armë zjarri në spitalin e Oldhamit.

Autoritete raaportojnë se disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në spitalin e Oldhamit. 

Nuk dihet ende nëse sulmi në Oldham është i lidhur me sulmin në Manchester ku mbetën të vrarë 19 persona dhe u plagosën mbi 50 të tjerë, mes të cilëve shumë fëmijë dhe adoleshentë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com