Një 53 vjeçare e cila ishte rrëmbyer prej 2011 dhe mbahej e mbyllur në banesë u zbulua të hënën e 7 gushtit kur policia arrestoi bashkëshortin e saj.

Bashkëshorti i saj 55-vjeçar, i cili ishte me kombësi gjermane u arrestua rreth orës gjashtë të mëngjesit,  dhe po mbahet në paraburgim.

Bashkëshortja e tij është gjetur e zhveshur në një dhomë, qerose, e kequshqyer dhe me fraktura, saktësoi një burim pranë hetimeve.

Kanali francez i lajmeve BFM raportoi se shtetasi gjerman 55-vjeçar ishte arrestuar në shtëpinë e tij në Forbach,të Francës afër kufirit me Gjermaninë, të hënën pasi gruaja e tij 53-vjeçare arriti t'u tregonte autoriteteve se po mbahej kundër vullnetit të saj që nga viti 2011.

Gruaja është gjetur në një dhomë të mbyllur me hekura. Brenda banesës në të cilën jetonte çifti është gjetur edhe një stol torturash.

Viktima kishte fraktura “në këmbë dhe gishta” dhe është shtruar në spital.

Një hetim është hapur për rrëmbim, përdhunim të rëndë, akte torture dhe barbarizëm. Në banesën e tyre u gjet edhe një “fletore” në të cilën burri “shkruante faktet dhe momentet se kur e ushqente viktimën”, tregon radio RMC.