Një varr i përbashkët me 42 trupa civilësh dhe ushtarë të vrarë nga trupat e ISIS u gjendën në qytetin antik të Palmirës.
Ushtria ka gjetur ditën e djeshme një varr masiv ku 24  prej trupave i takojnë civilëve të vrarë, tre prej të cilëve janë fëmijë dhe 18 të tjerë ushtare.

Ushtria siriane bën me dije se viktimave u ishin prere koka ose ishin qëlluar me armë nga xhihadistët të cilët kanë pasur qytetin nën kontroll për dhjetë muaj.

Palmira me kështjellën e saj antike konsiderohet një nga 6 sitet arkeologjike më të rëndësishme të trashgimisë botërore  e mbrojtur  nga UNESCO-s . Ky qytet antic kish rënë në duart e shtetit islamik në fund të majit të vititi 2015 dhe me shumë se 30% e saj është rrënuar plotësisht.

Të dielën e shkuar ushtria e Damaskut rimori kontrollin e qytetit duke e cliruar tërësisht nga trupat e shtetit islamik.

 Ndërkohë në Irak forcat ajrore kanë vrarë pergjegjesinë e armëve të Shtetit Islamik.Viktima është Mohamed Hassan, i njohur si ekspert i armëve i ISIS.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)