Tetë të vdekur është bilanci i masakrës së Selenicës. Ngjarja dramatike ndodhi në fshatin Resulaj rreth 60 minuta larg Bashkisë së Selenicës. Në pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Report Tv, duken viktimat të mbuluar me çarçafë përreth banesës. Ata janë qëlluar nga një distancë e afërt. Ridvan Zykaj, 24-vjeç qëlloi me gjakftohtësi për vdekje tetë anëtarë të një familje dhe njëkohësisht kushërinj të tij. Mësohet se ai e kreu krimin pas kthimit nga një drekë dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Mes viktimave janë edhe tre gra e dy fëmijë.
Trupat e pajetë do transportohen me ambulanca në morgun e Spitalit të Vlorës ku do t'i nënshtrohen edhe ekspertizës mjeko-ligjore. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumca policie si dhe ekspertë të kriminalistikës. Vijojnë kërkimet e policisë për kapjen e autorit.
Lajmi kryesor: