Tmerroi turistët spanjollë/ Mihal Kokëdhima merret i pandehur, dosja në gjykatë

Mihal Kokëdhima, pronari i kompleksit “Panorma” që u përfshi në konflikt të dhunshëm me turistët spanjollë, është dërguar si i pandehur në gjykatën e Vlorës për akuzën e “Dëmtimit të pronës” dhe “Kanosjes”.Çështja penale kundër tij ka përfunduar së hetuari nga prokuroria e Vlorës, e cila tashmë ka dërguar për shqyrtim aktet hetimore ndaj Kokëdhimës.  Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po qëndron i izoluar, pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Spanjoll Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri me familjen për turizëm.

Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët e këtij spitali gjatë një studimi ekografik kanë evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës, Kokëdhima, iu drejtua në muajin shtator 2019 gjykatës së Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Kokëdhima ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindin gjyqtaren Esmerilda Habili, se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd. Një tjetër argument që ka ngritur Kokëdhima në gjykatë, është dhe fakti se prokuroria e Vlorës gjatë kësaj kohe ende nuk ka kryer një ekspertim financiar mbi dëmin e shkatuar në prishjen e pronës së personave të përfshirë në konflikt. Por kërkesa për lirim e Kokëdhimës është rrëzuar nga gjykata e Apelit Vlorë.

Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhi i virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatërruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm. Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen në kufijtë e çmendurisë së Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamerierëve që ai mbante në punë. Në këtë konflikt janë tmerruar turistët Spanjollë, Kristina Romero, biznesmeni spanjoll Eugenio Gal Galdon, djali i tij Jaime Romero dhe Mihal Kokëdhima. Ndërkohë pjesë e grupit që u përfshi në përplasje fizike ka qënë dhe shoferi Erjon Dike, djali i guidës Olgent Saraçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Prifterinjte Lazaratas: 30/10/2019 17:54

    Ja futen vlonjatet nga xhelozia

    Përgjigju
  • vlora: 30/10/2019 12:59

    te gjith demin qe ka shkaktuar mihal gomari me mdertim e shemtuar te lokalit ti kaloj fatura e prishjes se plazhit publik ka prishur riveren e zones dhe skrepat qe i prishen lokalin te gjitha shpenzimet te bejn faturen shteti ti paguaj mihali ne rast te kundert mqs nuk paguan ti konvertohet burg ..edhe policia beri shum gabim qe e arrestoi me mire do ishte ndonj plumb bydhes dhe do ishte mbyllur kjo histori vdekje mihalit liri e turistave.

    Përgjigju
  • Kavajsi: 30/10/2019 11:19

    Nuk ka asnje budallallek të mos mblidhet në Vlore. Budallallek dhe budallenj

    Përgjigju
  • Selenicë: 30/10/2019 11:10

    Gjynah i shkreti, mbajti me bukë dhe ngrohtë vajzate e Vlorës dhe lebrite e lanë në baltë nuk e ndihmuane. Gjynah i shkreti vlonjati kokedhieme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion