Toefl-i në rrezik diplomat
e 14 mijë të rinjve

Toefl-i në rrezik  diplomat <br />e 14 mijë të rinjve
TIRANE- Një grup studentësh të fakultetit Filologjik kanë zhvilluar dy ditë më parë një takim me dekanin Shezai Rrokaj, të cilit i kanë kërkuar që të ndërhyjë për të hequr provimin e TOEFL-it, si kusht detyrues për diplomën e masterit. Sipas tyre, jo vetëm që ai ka një kosto shumë të lartë për xhepat e familjeve të tyre, por ata nuk mund ta mësojnë anglishten për një periudhë kaq të shkurtër.

Ata i kanë argumentuar dekanit Shezai Rrokaj, se shumica e tyre dinë shumë pak anglisht, dhe nuk mund ta mësojnë atë rrjedhshëm vetëm për një vit.
Dekani Rrokaj u ka shpjeguar të rinjve sa fakulteti nuk mund të dalë mbi ligjin e arsimit të lartë, dhe e vetmja ndihmë që ata mund t'u japin studentëve është një tarifë më e ulët për studentët e Universitetit të Tiranës dhe shtyerja me një muaj e afatit për dhënien e këtij provimi të rëndësishëm.

Megjithatë Rrokaj i ka qetësuar studentët duke u thënë se as Ministria nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë me anglishten, pasi ende nuk ka ndonjë udhëzim konkret, por thjesht një njoftim se do të vihen në dijeni më vonë. "Sipas ligjit të arsimit të lartë të gjithë studentët e masterit dhe doktoraturës, duhet të japin provimin e Toefl-it për të marrë diplomën që u njeh këtë cikël studimesh, - u ka shpjeguar Rrokaj studentëve. - Por deri më tani nuk kemi ndonjë udhëzim të qartë për këtë procedurë.

Ne jemi në pritje të udhëzimeve të detajuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ne kemi në dorë vetëm disa lehtësi të vogla. Kështu, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, ka arritur një marrëveshje me kompaninë përkatëse që studentët e universitetit të Tiranës të paguajnë gjysmën e tarifës që ka ky test. Ndërkohë që po për të lehtësuar studentët, ne kemi vendosur të shtyjmë afatin për dhënien e tij, pra ky test duhet të jepet në mars, ne e kemi shtyrë për në prill", - ka shpjeguar Shezai Rrokaj.

Ndërkohë që Esiona Konomi, kryetare e këshillit studentor të këtij fakulteti, na shpjegon se kërkesat e të rinjve janë të drejta, dhe se ata presin një përgjigje pasi shumica e të rinjve rrezikojnë të mos marrin diplomën nga ky kusht. "Studentët i kanë kërkuar dekanit Rrokaj që të ndërhyjë pranë Ministrisë për heqjen e provimit të TOEFL-it, pasi një pjesë e madhe e tyre nuk dinë fare anglisht dhe sigurisht që nuk mund të marrin pikët e duhur në TOEFL, që është një test shumë i vështirë.
Ne jemi në pritje të një përgjigjeje", - ka deklaruar kryetarja e këshillit studentor të këtij fakulteti. Ndërkohë që edhe kostoja e këtij provimi është problem për të rinjtë, pasi është tepër e lartë. Kurset parapërgatitore kushtojnë 300 euro, ndërsa testi i TOEFL-it, kushton rreth 94 euro që në total bëjnë rreth 400 euro, dhe certifikatën e merr vetëm nëse arrin të kapësh pikët e duhura.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete