Tokë në pronësi të Balilit?Reagon
PD:Fabrikim mjeran i Ramës

Tokë në pronësi të Balilit?Reagon<br />PD:Fabrikim mjeran i Ramës<br>
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së deputetit socialist, Taulant Balla, i cili tha se Lulzim Basha ka firmosur dhënien e Kampit të Punëtorëve në Sarandë në pronësi të Klement Balilit. Selia blu ka përgënjeshtruar deklaratën e Sekretarit të PS, duke e cilësuar plotësisht të pavërtetë, si dhe një fabrikim mjeran të Edi Ramës.

Në një deklaratë për media, PD thekson se Rama fabrikon lajme të rreme për kreun e opozitës, pasi e di që nuk ka kryeprokuror të përkohshëm dhe të përhershëm që ta shpëtojë atë dhe Saimir Tahirin nga hetimi i Antimafias Italiane.

Deklarata e plotë:
Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë deklaratën e Taulant Ballës se Lulzim Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit. Ky është një fabrikim mjeran i Edi Ramës, që po bën gjithçka për të larguar vëmendjen nga nisja e hetimeve për Saimir Tahirin.nga Prokuroria e Katanias, Itali.

Edi Rama fabrikon lajme të rreme për kreun e opozitës, sepse e di që nuk ka kryeprokuror të përkohshëm dhe të përhershëm që ta shpëtojë atë dhe Saimir Tahirin nga hetimi i Antimafias Italiane. Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho.

Ai tha në Kuvend se “Edi Rama nuk mund ta fshehë se Balili u emërua drejtor i rëndësishëm në Sarandë nga qeveria e tij, se u fuqizua si pjesë e krimit të organizuar gjatë qeverisë së tij, se u njoh si Eskobar i Ballkanit gjatë qeverisjes së tij dhe se vazhdon të jetë i lirë, pavaresisht së ndaj Balilit ka urdhër arresti ndërkombëtar”!

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj, arrestohet babai i ish-të dashurës, vëllai, kushëriri i tij