Ministrja e Arsimit Evis Kushi Inauguron miniserën e Shkollës Speciale “Luigj Gurakuqi”
“Toka në Shkollë” është programi më i ri i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, i cili synon lidhjen e nxënësve me tokën, kultivimin e prodhimin bujqësor, përmes mikrofermave e miniserave në mjediset e shkollave. Ky program ka nisur me Shkollën Speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila këtej e tutje do të ketë një miniserë bashkëkohore ku nxënësit e saj me aftësi ndryshe do të mësojnë se si të kultivojnë lule dhe bimë, më mënyrë që në të ardhmen të kenë një profesion që mund ta përdorin pasi të kenë mbaruar shkollën.
E pranishme në ceremoninë simbolike të përurimit të kësaj minisere, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u shpreh se ky është një model i shkëlqyer dhe kontribut i jashtëzakonshëm, të cilit do t’i referohen për të bërë struktura të ngjashme edhe në shkollat e tjera. Kushi shtoi se tashmë mbetet që ky ambient të shfrytëzohet dhe të mirëmbahet sa më mirë nga ana e nxënësve dhe mësuesve.
Kopshtaria ka shumë përfitime shëndetësore për personat me aftësi ndryshe. Kjo miniserë do të jetë një mjedis i sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit për të kryer aktivitete praktike dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre motorike, punës në grup, vetëbesimin, komunikimin dhe aftësitë e tjera të jetës, do të zgjerojnë njohuritë e tyre mbi hortikulturën dhe se si të rrisin lulet dhe perimet. Ky ambient do të shërbejë edhe për promovimin e një stili të shëndetshëm të jetesës, do të stimulojë punën në grup nëpërmjet aktiviteteve për fëmijët dhe prindërit e tyre, si dhe vullnetarët.
G.MO/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19