Tokat e tyre preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti na ka masakruar

Tokat e tyre preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti na ka masakruar

Banorët e Bërxullës

Banorët e Bërxullës kanë protestuar sërish për projektin e gener2-shit, që prek shtëpitë e tyre nga aksi Thumanë-Kashar.

“Edhe kishte një muaj që kishte filluar ndërtimet, agjencia e punimeve nuk kishte leje. Vendimi për shpronësimet nuk ka ardhur akoma. 7 muaj këtyre zotërinjve nuk i ka dalë koha për të përcaktuar vlerën e pronës. Projekt rruge nuk ka legalizime, certifikime pronash nuk ka. Nuk e di çfarë bëjnë. Shteti duhet të ishte angazhuar 100 % për zhvillimin e këtij projekti. Ne nuk kemi qenë në dije, vetëm kur firma ka zbritur në terren kemi mësuar për çfarë bëhet fjalë. Për të bërë urën 10 që kanë në projekt, nuk e zhvillojnë dot. Pra sot jemi në një katrahurë, bashkë me ata që e kanë projektuar dhe e zbatojnë. Por deri më sot jemi në muajin e 7 të protestës tonë dhe ne nuk do të tërhiqemi. Shteti 7 muaj fle gjumë. Këto janë projekte që japin shkatërrim dhe janë për ata që duan të abuzojnë pasi ky projekt nuk do t’i shërbejë as komuniteti as Shqipërisë”, u shpreh një qytetar.

Sipas protestuesve shteti po masakron qytetarët me projekte që dëmtojnë komunitetin.

“Shteti na ka masakruar me pronat tona që ne i kemi të ligjshme. Bashkë me hipotekën, që është një dikaster, shkatërrues, mashtrues e të poshtër. I kërkojmë Presidentit të mos rrijë në gjumë, por të ngrihet në nivelin e vet, Kryeministri, drejtorë e të gjithë duhet të kishin ardhur këtu dhe jo të bëjnë këtë masakër”, tha ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë