Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre nga projekti. Me lot në sy një banore e Bërxullës, tha se nuk do ta lëshojë tokën nëse nuk merr zgjidhjen që kërkon.
“Prona është e shenjtë, do e mbrojmë me gjak.”- thonë banorët.
Banorët këmbëngulin se tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar dhe se për këtë do të protestojnë çdo ditë derisa të gjejnë zgjidhje. Ata kanë akuzuar qeverinë.
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për të mbrojtur banesat e tyre nga projekti.
“Prona është e shenjtë, do e mbrojmë me gjak. Ne nuk dorëzohemi”- thonë banorët.
“S’kam parë pushtet më të poshtër, Rama na ka bërë skllevër. Ai është kryeministri më i keq në të gjithë botën. Më hajduti. Të rinjtë do bëjnë roman për Ramën, që është hajduti.”- tha një tjetër.”- thanë banorët
Edhe për një tjetër banore, administrata publike është një institucion shterpë që nuk u ka shërbyer.
'Po protestojmë çdo ditë. Dje ishim tek hipoteka. Atje nuk është administratë publike por han. Aty është për qejf, punonjës nuk ka. Qëndrojnë nëpër zyra sa të bëjnë sehir, s’ka shërbim për popullin. Njeriu duhet të jetë vigjilent, të kërkojë të drejtën e tij. Është padrejtësi që bëhet në të gjithë Shqipërinë. Emigrimet janë bërë normale këtu.'
Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet. Sipas tyre, kompania Gener2 që ka fituar koncesionin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi dhe në kundërshtim me ligjin duke theksuar se dëmshpërblimi i ofruar është qesharak. Banorët kërkojnë vetë diskutime dhe konsultim publik, duke paralajmëruar se protestat e tyre do të jenë të pandalshme
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
52.4%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2585
Lajme të tjera
-
Hapet Kinemaja 'Agimi', si hapësira më e re e artit në Tiranë, Veliaj: Do shërbejë për shumë aktivitete kulturore dhe artistike
1 Qershor, 13:03
-
Merrnin ryshfet dhe shpërdonin detyrën, Gjykata e Tiranës lë në burg dy efektivët e forcave ‘Shqiponja’
1 Qershor, 11:59
-
Transferimi i instituteve të ASA-s tek Akademia e Shkencave, Gjinushi: Ky vendim do të rrisë kapacitetin intelektual për kërkimin shkencor
1 Qershor, 11:16
-
I vuri tritol fasonerisë së italianit në Tiranë, 16-vjeçari njihej si person problematik! Më parë kishte vendosur lëndë plasëse në një banesë në Allias
1 Qershor, 11:01
-
Tritoli në fasonerinë e italianit në Tiranë, arrestohen 2 persona! Shkak i shpërthimit gjobëvënia 100 mijë euro! U pagua i mituri për vendosjen e lëndës plasëse
1 Qershor, 09:34
-
Ndërtimi i aksit Thumanë-Vorë-Kashar, 179 mln lekë për shpronësim! Pronarët që preken nga projekti, kompensim me vlerë të plotë! Përfitojnë edhe banorët e Bërxullës
31 Maj, 20:09
-
Eduard Zaloshnja: Epërsia e Veliajt ishte kapilare, nga qendra urbane deri në periferinë rurale
31 Maj, 12:43
-
Turi i falënderimeve, Veliaj në Njësinë 8: PS, forca më bashkuese e shqiptarëve! U shërbejmë të gjithëve njëlloj
31 Maj, 12:30
-
Abuzimet te ‘Financa’, Apeli i Tiranës zbut masën e sigurisë për Arlind Gjokutajn, e lë në 'detyrim paraqitje'
31 Maj, 11:58
-
Kërcënoi me jetë kryeministrin Rama dhe djalin e tij pasi i shembën shtëpinë, protestuesi i '5 majit' dënohet me 1 vit burg
31 Maj, 09:27
-
‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: Nga 1 deri në 7 qershor mbahen mbi 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura
31 Maj, 08:28
-
U arrestuan për ryshfet, ja si ranë në ‘kurthin’ e Prokurorisë së Tiranës 2 efektivët e forcave ‘Shqiponja’
30 Maj, 12:44