Tokat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën: S’jemi dakord me çmimin që na ofrohet

TIRANË-Prej më shumë se 4 muajsh, banorët e Bërxullës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, sërish kanë protestuar sot, pasi nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Në shenjë protestë disa prej tyre kanë bllokuar rrugën që të çon në drejtim të Rinasit dhe janë përplasur me efektivët e policisë. Pasi bllokuan për disa minuta rrugën, ato u larguan nga uniformat blu.

Kryeplaku i fshatit në një intervistë për Report Tv tha se ato do të mbrojnë tokat e tyre se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2' që të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

‘S’do ta kenë shansin që ri afrohen fshatit. Pasi ne nuk tërhiqemi. Prona është e shenjtë. Po më vijnë duke na grabitur. Ku do të shkojmë. Ne po dalim që të mbrojmë pronat tona. Ne nuk jemi dakord me çmimin që na ofrohet.  Preken 40 ha tokë. Këto ti thirrin mendjes. Me ne nuk ka marrëveshje. Këto banorë kanë 5 muaj që po flenë me stres. Janë bërë të gjithë për psikologë. Nuk kryejmë dot asnjë lloj aktiviteti.’’- u shpreh ai.

Kujtojmë se banorët e Bërxullës janë ngritur disa herë në protestë. Më herët ato thanë se nuk janë kundër projektit, por problematika sipas tyre është te vlera e tokës dhe banesës. Sipas banorëve, rrezikohen 20 banesa nga projekti dhe qeveria nuk ka një vendim për zhvendosjen e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
‘Mos më prek!’ banorët e Bërxullës bllokojnë rrugën, përplasen me policinë

 

Banorët e Bërxullës kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pasi pronat e tyre preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar. Policia ka tentuar që t’i largojë në mënyrë që të lirohet rruga që të çon në drejtim të Rinasit.

'Mos me prek' dëgjohet të thotë një nga banoret, e cila kundërshton efektivët e policisë të cilët po tentojnë që t'i largojnë edhe me ndihmën e familjarëve të tyre.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën