TIRANE- Amendamenti i Partisë Republikane për kthimin e tokave bregdetare tek pronarët e ligjshëm jo në bazë të ligjit 7501 ka përplasur opozitën dhe mazhorancën në Komisionin e Ligjeve.
Bëhet fjalë për ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore'të ndryshuar', që u propozua nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu.
“Qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë situatën për kthimin e pronave për pronarët legjitim. Tokat e të cilëve përfshihen në vendndodhjen në zonat e parashikuara me ligj të posaçëm për zonat e zhvillim turizmit.
Nga ana tjetër, kjo do të ndikonte në mënyrë të ndjeshme në uljen e faturës financiare sipas gjykimit tonë sepse tenton drejt kthimit fizik, duke ulur kështu koston, faturën financiare të qeverisë për kompensim financiarë të pronarëve. Çështja e kardinalit dhe të pronësisë mbi tokën në bregdet ka 20 vjet që nuk zgjidhet dhe aktualisht ndodhet në një ngërç të shkaktuar për vite të tëra si nga zbatimi i ligjit 7501”, "tha kryetar i PR-së.
Ky projektligj u kundërshtua dhe u kërkua që të mos votohej nga deputeti i PS-së dhe njëkohësisht relatori, Armando Subashi.
Ndërsa kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj kërkoi shtyrjen në kohë, për të marrë në shqyrtim amendimin e republikanëve. 'Kërkon që të konfordojë ose të përplasë ligjin 7501 në zbatimin që ai ka pasur në praktikë, me pjesën tjetër të legjislacionit që ka të bëj me kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve. Nuk do e përjashtoja mundësinë që zbatimi i ligjit 7501 mund të ketë edhe probleme ne terren, mund të ketë probleme në raport me mënyrën sesi mund të jenë shpërndarë titujt e pronësisë, me mosfirmosjen apo me mos vulosjen e titujve të caktuar, me ndarjen e sipërfaqes që i ka takuar çdo familje bujqësore për frymë.
Sigurisht kjo nuk do të ishte arsye mendoj unë, e mjaftueshme ligjore, që ne ta kundërshtonim totalisht zbatimin e 7501", tha Subashi. Deputeti i PS-së, Bashkim Fino i drejtoi një pyetje kreut republikan, se përse një amendim i tillë nuk është bërë kur Mediu ishte në qeveri. "Zoti Mediu ka 4 muaj që ka ikur nga qeveria, ishte 8 vjet në pushtet ministër, pse nuk e ka bërë këtë amendament kur kishte mazhorancën e vet?”, tha ai.
Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com