"Tokën e punojmë vetë, Qeveria të na ulë naftën e të na sjellë ujin për ujitje"

Ismail Kokën tre djemtë e tij e quajnë "kryeministri i fermës". Ai është vizionari i fermës së familjes në fshatin Katund i ri, pak kilometra larg Durrësit. Kanë 12 lopë, toka të cilat i punojnë me dy traktorët që kanë mundur të blejnë me djersën dhe të ardhurat e punës në bujqësi.

"Jemi të kënaqur me sa kemi arritur", tregon Ismaili për gazetarin Agim Pipa. "Puna na ka çuar deri këtu, të kënaqemi për atë që na jep toka. Qeveria të shohë të na ndihmojë nëse ul pak naftën për bujqësinë dhe të rihapim kanalet e ujitjes që kishim më përpara, por tani janë zënë. Pastaj punën  e bëjmë vetë. Nuk do të vijë Qeveria të na punojë tokat, por po na u gjet afër me këto ndihma ës-kemi pse ikim në Itali. Punojmë tokën këtu".

Tre djemtë e familjes Koka janë të gjithë të impenjuar në punët e ditës në fermë: ushqejnë dhe kujdesen për kafshët, punojnë tokën, madje edhe kanë ngritur një ofiçinë të vogël për të rregulluar traktorët në rast defektesh.

Historinë e Ismailit dhe të familjes së tij mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm, në reportazhin e gazetarit Agim Pipa:

 

 

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë