Tole: Tërshana bashkë me Vaçe 
 Zelën krijoi traditën më të mirë

Tole: Tërshana bashkë me Vaçe <br /> Zelën krijoi traditën më të mirë
Ndërroi jetë Tonin Tërshana, këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare. Zemra e këngëtarit ndaloi sot në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje në mushkëri.

Muzikologu dhe studiuesi Vaso Tole, i cili ka punuar vitet e fundit me këngëtarin, ka shprehur dhimbjen për “këtë humbje të parakohshme”. Si studiues i muzikës, Tole u shpreh për “Shqiptarja.com” se: “Zëri i Tonin Tërshanës ishte pjesë e një prurjeje interesante në fushën e muzikës së lehtë shqiptare, të asaj muzike që u ngjit në nivelin më të lartë të kësaj krijimtarie, krijimtari e larmishme që erdhi në jetën e vendit me disa këngëtarë të një niveli të lartë, siç ishte edhe Tërshana. Mund të them se niveli i të kënduarit të Tonin Tërshanës ishte krahas këngëtarëve më të shquar të kohës si Vaçe Zela e Avni Mula, apo edhe të një ndonjë këngëtari të shquar që në këtë moment të trazuar nuk më vjen ne mendje”.

Gjithashtu muzikologu Tole kujtoi se figura e tij duhet nderuar me rastin e largimit nga jeta. “Tonin Tërshana meriton një homazh të madh. Duke i bërë homazhe Tonin Tërshanës, ne i bëjmë një homazh muzikës më të mirë shqiptare”, tha Tole, duke u shprehur më tej se “Tonin Tërshana ishte ishte artist polidemiensional. Ai kishte të dhëna dhe njohuri interpretimi për të gjitha këngët e Mesdheut. Kishte edhe një ngjyrë të bukur zë zërit mesdhetar. Dinte t’i interpretonte aq mirë kënget e Mesdheut. Ishte një zë interesant. Mjafton të kujtojmë këngën e tij në festivalin e 11-të që mori çmimin e parë, “Lulet e Limonit”, që mbeti hit në të gjitha kohërat”. Muzikologu Vaso Tole u shpreh edhe se e vlerësonte për vlerat humane artistin Tërshana.

“Unë e kam njohur nga afër Tonin Tërshanën. Fatkeqësisht ai u shkëput ca kohë nga skena, për shkak të emigrimit në Greqi, por vitet e fundit u kthye, dhe kur isha drejtor i Qendrës Kulturore të Ushtrisë e kam pasur një nga artistët më bashkëpunues në aspektin e kulturës muzikore”, tha Vaso Tole.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror