Tolerimi, qeveria: Lejet e ndërtimit
vetëm për interesa publike

Tolerimi, qeveria: Lejet e ndërtimit<br />vetëm për interesa publike
TIRANE- Në tetor të vitit të shkuar KKT e kryesuar nga kryeministri Edi Rama vendosi kritere të veçanta mbi lejet e ndërtimit. Sipas këtij vendimi deri në miratimin e Planit të Përgjithshëm Kombëtar, do të lejohet të japen leje në zonat e përcaktuara si kurorë e gjelbërt,vetëm në rastin e punimeve mirëmbajtje, leje zhvillimore për interes publik, shtetëror dhe kombëtar. Në kurorën e gjelbërt të Tiranës janë përfshirë kodrat e Selitës, të Farkës, Yzberisht dhe Kashar. Gjithashtu dhe në kodrat që lidhin Tiranën me Durrësin janë përfshirë në zonat ku nuk do të lejohen ndërtimet.

Nga ana tjetër në programin e Gjykatës Kushtetuese është parashikuar dhe një tjetër seancë, 11 qershor, ku do të vendoset dhe mbi apelimin e Bashkisë së Tiranës ndaj Qeverisë dhe KKT, për kompetencat e palëve. Objekt sërish do të jetë kundërshtimi i masave mbrojtëse dhe rehabilitimi i zonave me rëndësi kombëtare.

Por duke parë vendimin e marrë dy ditë më parë dhe kjo kërkesë e Bashkisë së Tiranës, të kryesuar nga Lulzim Basha do të rrezohet duke i lënë të drejtë vendimit të Këshillit të Ministrave dhe KKT.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç