Aktori i mirënjohur Tom Cruise i cili në pak kohë pritet të divorcohet zyrtarisht nga bashkëshortja e tij Katie Holmes, ka më shumë se një muaj që nuk takon të bijën, Surin.

Holmes është fotografuar mjaft shpesh me Surin e vogël këto kohë ndërsa Cruise nuk është takuar me të.

Arsyet për të cilat nuk ka ardhur ky takim ka qenë për shkaqe të ndryshme si angazhimet e Tomit apo ndalimi i vetë aktores.

Ndërkohë zëdhënsësi i Cruise është shprehur se ai do të takohet së shpejti me të bijën por nuk ka caktuar ende një datë.

(xh.k/shqiptarja.com)