Tom Doshi, 5 mijë euro premio
për çdo fitore të Vllaznisë

Tom Doshi, 5 mijë euro premio<br />për çdo fitore të Vllaznisë<br>
Vllaznia nuk do të jetë vetëm në këtë fazë të kampionatit. Në skenë është futur edhe biznesmeni dhe politikani i njohur Tom Doshi, i cili po bën realitet një premtim të hershëm të tij, atë të ndihmës financiare.

“Kompania ime farmaceutike do të jetë sponsor gjeneral për Vllazninë dhe do luftojmë që ajo të dalë kampione. Nuk më intereson të bëhem president, sepse nuk vuaj për të tilla gjëra. Më intereson vetëm të hedh lekë e të ndihmoj Vllazninë” – pati deklaruar pak kohë më parë Tom Doshi. Fitorja e arritur ndaj Flamurtarit në ndeshjen e fundit në Shkodër ka ringjallur entuziazmin në qytet, por tani e tutje ambiciet rriten dhe gjithashtu skuadra ka një motivim shtesë për të tentuar fitore në çdo ndeshje. Një shpërblim 5000 euro për fitore do të jetë në fuqi në çdo ndeshje deri në fund të kampionatit dhe këtë premio e ka vendosur pikërisht Tom Doshi. Një shifër e konsiderueshme, pasi nuk ka lidhje me premion që mund të japë klubi, ndaj atmosfera në kampin shkodran është e shkëlqyer.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur