TIRANË - Dy deputetët e qarkut të Shkodrës, Tom Doshi i Partisë Socialiste dhe Mark Frroku i Partisë Kristian-Demokrate janë interesuar për shëndetin e dy familjeve të plagosura dje në Pukë nga maskat, duke i ndihmuar ata financiarisht për kurimin.
"Kontaktova me Spitalin Amerikan dhe një kirurg turk e mori përsipër që t’i shpëtojë krahun fëmijës, pasi i ka mbetur një arterie e padëmtuar. U desh një pagesë prej 6000 euro, që e bëmë bashkë me Markun", u shpreh në kamerën e "A1 Report" deputeti dhe biznesmeni i njohur Tom Doshi për fatin e vogëlushit 5-vjeçar, njëri nga 5 pjesëtarët e familjeve Kopani dhe Xhaferri, të cilët u plagosën në Qafë Qelë gjatë një tentative grabitje, ndërsa udhëtonin me automjet nga Puka drejt Shkodrës. Eris Xhaferri pas plumbit të marrë në krahë rrezikon ta humbë atë.
Doshi ka shtuar se "i kërkoi spitalit dhe mjekëve të tregoheshin humanë, që edhe 4 të plagosurit e tjerë të kuroheshin aty", pasi tek Spitali Ushtarak plagët e të sëmurëve kishin filluar të qelbëzoheshin dhe medikamente nuk kishte. "Spitali i mori përsipër dhe po bëhet transporti i tyre në spitalin amerikan", shtoi Doshi.
"Sot vriten njerëzit si me qenë qen rrugësh. Askush s’mban përgjegjësi. Ka dy familje të plagosura këtu, por s’ka ardhur asnjë ministër, s’do ishte turp të vinte edhe vetë Sali Berisha si kryeministër i vendit, por s’ka asnjë as nga Ministria e Shëndetësisë as nga Ministria e Rendit", bëri analizën e situatës Doshi.
"Nuk di për kë kanë votuar këta njerëz. Ne morëm nismën, që të bënim të pamundurën që këta njerëz të dalin nga rreziku për jetën", tha Doshi.
Bluzat e bardha të këtij spitali kanë siguruar se për shkak se një ind i krahut të 5-vjecarit ka mbetur i padëmtuar, krahu i tij mund të shpëtojë. Ndërsa megjithë hetimet e policisë, ngjarja e mëngjesit të së djelës në Qafë Celë të Pukës ende nuk ka një autor.
(Në foto: Fëmija i plagosur nga sulmi me maska në Pukë, i shtruar në spital).Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66%
-
Jo
30.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23