SHKODER - Nga Oboti kandidati për deputet Tom Doshi  akuzoi Shkëlzen Berishën si sekser në privatizimine HEC ndërsa Berishën si një rrenacak i cili me moton e tij Përpara po pasuron Shkëlzenin e Topallin dhe rrënon Shkodrën.

“Ky rrenacak ju ka thënë 180 mijë dollarë Oblikës dhe 2 muaj më parë është mbytur. Pse nuk vjen ai mashtrues ti thotë Oblikës, Dajçit se premtimin që ia kam dhënë nuk jua mbajta. Muriçani s’ka nevojë të bëjë rrugën me 4 korsi, por për investime, ujë të pijshëm. Me futjen e 30 % në politikë Jozefinës ia ka zënë vendin Majlinda. Sali unë i di të tana, dhe Kush e ka firmosur e di dhe hec që e ka shitur djalin jot në Austri, thuaji t’i japin përqindjen se e ka mashtruar. Vetëm në lumin Buna janë dhënë 10 mln euro dhe Genc Ruli ka marrë 20 %. Dhe një pjesë ia kanë dhënë Jozefinës. Shklëzeni ortak me Haxhi Bardhin. Djali jot nuk ka pranuar ti shesë 6 mln gjermanëve po ka kërkuar 10 milion për 80% e HEC. Mua më kanë ardhur egjiptianët dhe më kanë takuar. Hëngrën darkë me të, por të nesërmen egjiptiani i tha përkthyesit se i kanë bërë shumë presion në telefon “Më kanë bërë shumë presion që kam takuar Tom Doshin”- citohet ti ketë thënë përkthyesit egjiptiani, informon Doshi, i cili thotë se
“Arben Sefgjini menaxhon projektin.

“Mirë që mori 10 mln euro por  hala ska filluar puna në HEC e Shalës. Sali si i thoshe Tan Prifit: Ma blloko nastradini, e kishte fjalën për Rezart Taçin,  dhe sa herë Zeni kishte nevojë për lekë, qeveria bllokonte Rezart Taçin dhe ai shkonte e paguante gjobën tek Shkëlzeni. Hec që ka shitur djali jot në Vjenë është në emër të Tan Çelës që ka kompaninë e sigurimeve i di gjërat në detaje.
Unë i them Berishës populli i Shkodrës s’të beson më.  Ka blerë makinën 600 mijë euro ë blinduar ndërkohë që në 2005 ka bërë fushtatën me makinën e Nanos. Përpara ai thotë ju punoni Shkëlzeni merr koncesionet e i shet. Topalli thotë ju mbjellni tokën unë blej tokat në Razëm. Bashkojuni PS të zhdukim korrupsionin në Shkodër e në të gjitë Shqipërinë. I them sic kam premtuar që do jetë humbja më e madhe do e coj 7 me 4”- tha Tom Doshi.

 PASDITE NE KOPLIK
Partia Socialiste vijon me prezantimin e kandidatëve për deputet për qytetin e Koplikut për zgjedhjet e 23 qershorit. Në takimin elektoral me qytetarët e Koplikut, deputeti i PS Tom Doshi, tha se PS do të fitojë 7 mandate në Shkodër, dhe se “kundërshtari ynë humbjen më të madhe do ta ketë në Shkodër. Sali Berisha ka probleme të trashëguara. Probleme kanë me njëri-tjetrin, por më i madhi mes Jozefinës dhe Salës".

"Pas 2009 u fut 30 % i grave, dhe vendin e Jozefinës e zuri Majlinda dhe tani ka filluar xhelozia. Pleqësia bën të veten dhe Sala e ka spostuar Jozefinën. Sot në ditën e fundit të Parlamentit Jozefina sulmoi dy deputetë tonë. Jozefina duhet të bësh të qartë Shkodrës dhe malësisë, me çfarë i bleve vilat, tokat në Velipojë dhe Lezhë, ti duhet t’i tregosh për korrupsionin me tenderët”, tha Doshi.“Në Shkodër PS do të marrë 7 mandate dhe PD vetëm 4. Sali Berisha dhe Shkëlzen Berisha, janë shembulli më i keq, babë e bir”, u shpreh Doshi.“Po deshe unë të bëj garanci e të çoj në Australi e të çoj në kontinent tjetër”, tha deputeti i PS, Tom Doshi.

(shqiptarja.com)