Tom Doshi reagon pas publikimit të
videos së ballafaqimit me Durim Bamin

Tom Doshi reagon pas publikimit të<br />videos së ballafaqimit me Durim Bamin
Deputeti Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të videos së ballafaqimit të tij me Durim Bamin në prokurori nga A1 Report, duke thënë se video përbën “sekret hetimor”.
 
“Unë s’jam në dijeni se isha në parlament, po prokuroria nuk ka bërë mirë që ua ka dhënë medieve sepse është sekret hetimi, megjithatë s’është se më prishët ndonjë gjë. Shqiptarët ta shohin të vërtetën se si ka qenë ballafaqimi mes meje dhe Durim Bamit”, shprehet Doshi duke folur për A1 Report.
 
Doshi i qëndron idesë se ndaj Bamit është ushtruar presion për të dhënë dëshmi kundër tij.
 
“Çdo shqiptar mund ta shohë se sa ngarkesë ka nga ana psikologjike, sa presion është bërë në dhomat e izolimit. Domethënë sado që ai ka dijeni që është nën përgjim të kamerave prap se par ajo shfaqet. Ai aty e tregon shumë të qartë kërcënimin që është bërë për fëmijët që i kishte jashtë. Frika që ai ka është që unë i them shko me shku në spital të burgut dhe ai ka frike se mos e vrasin me ilaçe apo me ampula apo ça të them unë ty që mund ti bëhen si i sëmurë që është. Ka edhe raste të tjera që ai shfaq me shenja që për njerëzit që i kan shku te familja e tij ku ndodhet jashtë, për njeriun që i ka shku në dhomat e izolimit, që i ka shkuar me kapuç. Të gjitha këto domethënë shqiptarët mund t’i shohin”, shprehet Doshi.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)