Sipas tij, ajo ka pasur pseudonimin “Dizenjatore” dhe ky emër sekret i është përmendur disa herë nga deputetët e majtë edhe në seanca plenare.
Në një takim elektoral keni ngritur akuza për pasurim të paligjshëm të kryetares së Kuvendit? Si është e vërteta e pronave të Topallit?
Me korrupsion. Para dy vitesh, edhe për vete edhe për vajzën ka marrë një vilë në Razëm, në vendin më të mirë, ka një ndërtesë katërkatëshe në pedonale në Shkodër që e ka dhënë me qira për universitet. Aty s’lejohet. Dy kate e gjysmë u është dhënë leje të gjithëve, ndërsa kjo e ka bërë 4-katëshe.
Ajo ka tokë në Velipojë, i ka marrë në Megush, ku ka përvetësuar tunelet ku rrinin tanket, plus i ka detyruar njerëzit që kanë pasur shtëpitë e vjetra në Piacë për t’i shitur dhe për t’i marrë, por nuk i ka në emrin e vet. Më ka ardhur edhe një ankesë që i kanë marrë njërit një pronë.
Plus apartamentin në Tiranë dhe makina. Edhe burri i vet aksioner në firmë ndërtimi ku ka marrë koncesione për rrugët. Me korrupsionin që ka bërë në Kuvend, nuk ka pranuar asnjëherë që të ngrejë komision.
Udhëtimet që ka bërë ajo, nuk ka lënë asnjë udhëtim, u mbeti merak Arabia Saudite për të takuar sheikët dhe i takoi dhe ata mbetën shumë të kënaqur me të,e dhe pse nga mosha pak e vjetër.
Një çështje tjetër ishte dhe bashkëpunimi me Sigurimin e Shtetit?
Po, kur ka qenë vajzë e re ka bashkëpunuar në atë kohë. Atëherë e kanë futur në punë. I kanë dhënë edhe shkollën sepse një njeri shumë i afërti saj, që e di vetëm ajo dhe e dinë disa njerëz të afërm.
Në atë kohë ishte që nëse operativi duhet të takoheshin dy femra bashkë ose operativi dhe ndihmësi. Në ‘87 ka pasur pasaportë të kuqe diplomatike për të dalë jashtë shtetit. Një i persekutuar nuk kishte shanse.
Nuk kishin shanse futbollistët që të dilnin jashtë, jo më që të dalë, të pajiset Jozefina, një vajzë e re. Kishte miqësi me drejtorin e Institutit të Misrit që i dha shkollë dhe të tjera.
Mik i ngushtë i Ramiz Alisë. Për këtë u bë e mundur edhe marrja e shkollës që se kishte shansin të persekutuari që ishin me nota shumë më të mira.
Pseudonimi “Dizenjatore” si ka dalë?
Këtë e ka nxjerrë operativi që e ka pasur në kontroll, atë dhe njeriun e afërt të saj.
Po si ka mundësi që Berisha e afroi në parti?
Gjithmonë e kanë simpatizuar moshat e mëdha. Edhe Berisha. Edhe pse e ka afruar në vitin 1996. Por në 2009-n, kur u fut Majlinda e spostoi Jozefinën.
Ky është mandati i fundit, sepse Luli e ka gjetur një rast te dera edhe i ka thënë akoma ti këtu… Iku koha jote. Cili është kuptimi historisë së
Pashukut që është përmendur në seancë plenare nga përfaqësues të opozitës?
Pashuku ka vdekur sot. Ka qenë pronar i vilës, ku Jozefina bashkë me një ish-deputet që nuk jeton më sot. Në vitin 1996 kjo ka bërë një takim me një ish-deputet që sot nuk jeton më dhe ai e ka marrë në provim aty. Ajo ka qenë një vilë aty, vila e Pashukut. Aty dihen se çfarë bisedash që është bërë sepse disponohen edhe kamera që kanë qenë në vila dhe unë e di se çfarë bisedash janë bërë.
E di se çfarë roli kanë pasur dhe si ka hyrë në politikë. Nuk ka merita të saj. Dihet se cila është merita e saj. Turp që ta përfaqësojë ajo parlamentin.
Ju mendoni se në Shkodër Topalli nuk ka mbështetje si dikur?
Topalli ka çuar vëllain për diplomaci në Itali, dhëndrin në Francë, me motra, etj. Çfarë lë të dyshosh, është që Jozefina në parlament ka punësuar ish- sigurimsat e shtetit.
Po t’i bësh analizë, janë të gjithë ish-sigurimsa të shtetit. Ju thoni se Jozefian është postu-ar nga PD. Çfarë ju shtyn në këtë konkluzion?
Berisha do t’ia lërë fëmijëve partinë dhe dihet që në 24 qershor është Lul Ba-sha kryetar i PD-së. Është edhe mosha e Jozefinës pastaj. Është ndarë tashmë me Berishën, që e ka pasur idhull.
Në një rast në Shkodër, gjatë fushatës, Jozefina piu kafe në një klub, ndërsa Berisha zhvilloi takim me banorët. Por, kjo është ndarje shpirtërore dhe jo politike.
Sa mandate mendoni se do të arrini?
Shkodra pretendon 7 deputetë sepse për 3500 vota nuk është marrë deputeti i 5 në zgjedhjet vendore dhe nuk i beson më. Ne kemi marrë 8 njësi. Komuna e Vaut të Dejës është humbur për 7 veta që ne do e fitojmë.
Nuk diskutohet që ne do e fitojmë Malësinë e Madhe dhe pretendojmë që të fitojmë edhe Bashki-në e Shkodrës duke pasur parasysh pa-kënaqësinë e të gjithë qytetarëve dhe bashkimit të pjesës më të persekutuar me PS-në.
Çdo ditë vijnë me qindra njerëz që i bashkohen PS-së , sepse e kanë humbur besimin. E kanë parë se cili ishte pro-grami që Ramizi ia dha Berishës dhe e çoi atje.
I gjithë programi që ka zbatuar Berisha është sipas Ramiz Alisë, pas mbledhjes së parë që është bërë ku ka nxjerrë një program se si do të trajtohen të persekutuari, përveç që e ka thyer në një pikë, se ka arrestuar Nexhmien.
Nuk i beson më Shkodra Jozefinën se nga premtimet asnjë nuk është realizuar. Kanë premtuar rrugën Shkodër- Lezhë me katër njësi, është gënjeshtër; kanë premtuar rrugën Shëngjin- Ulqin, gënjeshtër. Të njëjtën gjë kanë premtuar edhe tani.
Të njëjtën gjë kanë premtuar edhe në Shkodër. Dy prej gënjeshtrave i kanë përsëritur edhe pas katër vjetësh. Kanë premtuar përfundimin e unazës së Shkodrës.
Nuk dihet gjë se ku shkoi unaza; premtoi “by passin” , ai është devijuar duke u hedhur vetëm një sasi dheu; premtoi se nuk do të përmbytet Shkodra dhe asgjë, u dha leja për lundrimin në Liqen dhe s’ka punuar asnjë ditë.
Premtoi park industrial në Malësi të madhe, asgjë. Premtoi ujësjellësin, por pas inaugurimit qytetarët pinë ujë të ndotur; premtoi rrugën e Koman-Fierzë, premtime të tjera për legalizime; s’ka infrastrukturë.
PD nuk ka më asnjë mbështetje dhe s’ka askush besim përveç rrethit familjar të Jozefinës sepse edhe deputetët që kanë qenë deri tani, nuk janë të angazhuar se janë të zhgënjyer prej Berishës dhe Jozefinës prej spostimit që i kanë bërë që nuk janë në listat fituese.
Jetëshkrimi zyrtar
Jozefina Çoba Topalli (matematikane), është gruaja e parë Kryeparlamentare në Shqipëri. Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005 dhe u rizgjodh Kryetare e Kuvendit për një mandat të dytë katër vjeçar, në shtator 2009.
Në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) zonja Jozefina Topalli ishte në postin e Nënkryetares së Kuvendit.
E lindur në Shkodër në nëntor 1963, Jozefina Çoba Topalli kreu studimet e larta në dy fakultete; në atë të Matematikës dhe të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” dhe master në “Studime Europiane” në Universitetin e Tiranës.
Në vitin 2010 merr gradën shkencore “Doktor”. Në vitin 1996, Jozefina Çoba Topalli zgjidhet për herë të parë deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Deri në atë kohë punonte si kancelare dhe pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi”. Në vitin 1997 zgjidhet Nënkryetare e Partisë Demokratike.
Zonja Jozefina Çoba Topalli është zgjedhur deputete e Kuvendit të Shqipërisë për katër legjislatura radhazi. Për të gjithë kontributin e saj znj.
Jozefina Topalli është nderuar me disa çmime e medalje. Jozefina Çoba Topalli është njohëse mjaft e mirë e gjuhëve angleze, italiane, frënge.
Me gjithë axhendën ambicioze dhe të ngarkuar të jetës parlamentare dhe politike, Jozefina Çoba Topalli gjen kohë edhe për t’iu përkushtuar familjes, bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre.
(Marre nga Shekulli)
(sg/shqiptarja.com)