Tom Hardy ka konfirmuar se
dëshiron të jetë  007-ta i ri

Tom Hardy ka konfirmuar se<br />dëshiron të jetë  007-ta i ri
Prej më shumë se një vit tashmë, ka filluar “gjuetia” për të gjetur aktorin i cili do të luaj agjentin 007, në filmat e James Bond.
 
Edhe pse Hardy, ka konfirmuar se dëshironte rolin, por nuk ka pranuar të flas prej “frikës” se mund të vendosjen nga ana e stafit në “listën e zezë”.
 
“Do të ishte diçka fantastike, por nuk do të flas për të, pasi ti e di si është mes ne aktorëve, nëse flasim për rolin nuk e marrim kurrë atë”,  është shprehur 39-vjeçari për “Daily Beast”.
 
Pas tërheqjes së Daniel Craig, vitin e kaluar, stafi i realizimit të filmave të James Bond vazhdon të jetë në kërkim të zëvendësuesit të tij.
 
Për rolin kaq shumë të dëshiruar nga shumë aktorë, janë folur si mundësi aktorët James Norton, Tom Hiddleston, Idris Elba madje edhe ish futbollisti David Beckham, por ende nuk ka asgjë tw konfirmuar.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr