Në komision, ministri i bujqësisë Andis Salla u përgjigj edhe për ngordhjen e peshqve në rezervuarin Kasharaj në Lushnje, i cili tha se është kompetencë e pushtetit vendor, por deklaroi se rezervuari do të popullohet përsëri pasi të kthehet në normalitet.

“Me një VKM ja kemi kaluar  qeverisjes vendore lidhjen e kontratës për peshkimin si dhe monitorimin apo administrimin e tyre, në mënyrë që qeveria vendore të ketë një ide të plotë edhe për vaditjen në territor. Subjekti që ka qenë i licencuar në rastin e Lushnjes i ka mbaruar kontrata në vitin 2022, ka qenë i licencuar deri në 2022 për rritjen e peshkut. Nga ana e ministrisë do ta ripopullojmë, do të hedhim rasatet pasi të bëhen të gjitha procedurat e tjera dhe të kthehet në normalitet i gjithë liqeni që kjo histori të shkojë në normalitet”, tha Salla.

Tonelata peshqish ngordhën në rezervuarin e Kasharajt në Lushnjë në fund të shtatorit, gjatë punimeve për riparimin e shkarkuesit kryesor. Në hetim është marrë drejtuesi i kompanisë që kishte fituar tenderin nga bashkia Ferdinand Marra, i cili dyshohet se ka boshatisur rezervuarin për të rregulluar defektin.

Alarmi u dha më 29 shtator, kur sipërfaqja e rezervuarit pothuajse tërësisht e tharë nxori në pah tonela me peshq të ngordhur.


Lajmi kryesor:

Pas ndalimit të importit të mishit të shpendëve e gjedhëve nga Brazili në 'lupë' edhe i derrit! Salla: 2 raste me mish pule Brazili të kontaminuara, njëra sasi u shit para verifikimit