Ylli i muzikës Soul, Toni Braxton është shtruar me urgjencë në spitalin e Los Angeles, pasi sistemi i saj imunitar ka humbur totalisht çdo funksion. Siç raporton TMZ artistja ka pësuar disa problem të rënda shëndetësore të shoqëruara me dhimbej ët fortë pasi vuan nga Lupus, një sëmundje imunologjive e cila sulmon qelizat e shëndosha të organizmit. Sipas mediave amerikane artistja do t’i nënshtrohet një terapie të fortë në spital deri në përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Pak para se të shkonte në spital Braxton shkruajti në faqen e saj personale në rrjetin social se kërkonte mbështetjen e fansave të saj, pasi sëmundja e kishte dobësuar dita-ditës. “Para se të fillojnë spekulimet me gjendjen time shëndetësore doja të tregoj se gjithçka është nën kontroll. Falenderoj Zotin që kam një familje të madhe që më përkrah”- shkruan ajo.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
Po
53.4%
Jo
40.2%
Nuk e di
6.4%
Vota total: 1444
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?