Toni Kros, blerja e re e Realit të Madridit këtë merkato do të prezantohet nesër në orën 17:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Lajmi nuk është bërë zyrtar, por burime brenda ekipit 10 herë kampion Evrope për mediat spanjolle bëjnë të ditur se mesfushori i talentuar do të prezantohet të enjten pasdite.

Marrëveshja mes Realin e Madridit dhe Bajernit të Mynihut është arritur për shumën e 30 milionë Eurove. Toni Kros do të firmosë një marrëveshje 5 vjeçare me 6 mln Euro në edicion, pa shtuar bonuset. Kros u largua nga Bajerni vetëm për shkak të pagës së ulët që përfitonte.

Aktualisht Kros ndodhet në Majorka me pushime në pritje të firmës me kampionët e Evropës. Afrimi i një gjermani, pritet që të shoqërohet nga largimi i një tjetër gjermani nga Reali. Pas mbërritjes së Kros në Madrid nuk ka më vend për Kedirën, i cili ka bërë gati bagazhet për në Angli te Arsenali.   


d.b/shqiptarja.com