Tonin Harapi, “Chopini shqiptar” përkujtohet me CD e koncerte

Tonin Harapi, “Chopini shqiptar” përkujtohet me CD e koncerte

Një veprimtari përkujtimore në nderim të Tonin Harapit ka nisur në datën 2 dhe 3 prill dhe përfundoi mbrëmë më 5 prill në Universitetin e Arteve në Tiranë. Koncerti mban titullin ‘Chopin-i shqiptar’, ashtu siç vlerësohet kompozitori shqiptar që ka lënë pas një trashëgimi të tërë veprash për piano e vokal. Tonin Arapi është quajtur mjeshtër i lirikës, i njohur për rapsodinë e famshme numër një, koncertin numër një për piano dhe orkestër e për shumë vepra të tjera.

Ai është ndër themeluesit e Universitetit të Arteve, e në nder të tij, dekanati i muzikës e ka pagëzuar gjatë veprimtarisë edhe sallën e lektoriumit me emrin “Tonin Harapi”. Gjithashtu, Fakulteti i Muzikës gjatw kwsaj veprimtarie ka promovuar dy libra me partitura, si dhe një CD me krijimtarinë e Tonin Harapit dhe tre koncerte në nder të tij.

Kjo veprimtari është ideuar dhe drejtuar nga Isak Shehu dhe Lorenc Radovani në të cilën morën pjesë edhe studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve, si: Anita Tartari, Zana Turku, Artan Liçaj, Fitnete Xhakosi, Renato Rexha,  Memela Alija dhe kuarteti Myrtollari, Meraj, Mujaj, Bellegu, etj.

Nata finale ka ngjitur në skenë Merita Rexha Tërshanën me performancën e saj në piano, e cila ka rizgjuar kujtesën e publikut duke sjellë në skenë koncertin për piano të luajtur 50 vite më parë nga Anita Tartari, ndërsa orkestra e UA është drejtuar nga dirigjenti amerikan, Glen Cortese.

Merita Tershana është shprehur se: “Tonin Arapi është kompozitor që i përket rrymës së post-romanticizmit. Gjëja e përbashkët që kanë të dy me Chopen është se janë kompozitorë të shekullit të 20-të. Kanë ngjashmëri edhe në meloditë e bukura, por janë edhe të ndryshëm padyshim, pasi janë rritur në vende të ndryshme.  Kompozitori Tonin Harapi ka lënë pas një trashëgimi të tërë veprash për piano e vokal. Ai është quajtur mjeshtër i lirikës, i njohur për rapsodinë e famshme numër një, koncertin numër një për piano dhe orkestër, si dhe për shumë vepra të tjera”, tha Tërshana pas koncertit.

Për Tërshanën Tonin Arapi ka qenë dhe është një ndër kompozitorët më frymëzues, “Kam një lidhje shumë të hershme me kompozitorin. Kur kam qenë në klasë të parë kam dëgjuar në korridoret e shkollës një vals të Tonin Arapit, muzikë e bukur, e thjeshtë, e qartë. Në atë moment unë vendosa që të bëhem pianiste”,është shprehur Merita Rexha.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv