Tonin Vocaj ikën nga posti i drejtorit të policisë së Tiranës, letër falenderimi efektivëve: Stabilizuam sigurinë në Krujë! Kultivimi i kanabisit gati inegzistent në Tiranë

Tonin Vocaj ikën nga posti i drejtorit të policisë së Tiranës, letër falenderimi efektivëve: Stabilizuam sigurinë në Krujë! Kultivimi i kanabisit gati inegzistent në Tiranë

Tonin Vocaj nuk do tw jetw mw Drejtori i Policisë së Tiranës. Nga sot nw vend tw tij do tw jetw Elton Alushi.

Nw prag tw largimit Vocaj ka shkruar njw letwr për të gjithë efektivët dhe kolegët e kryeqytetit.

Të dashur kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Sot, ndërsa largohem nga detyra ime si Drejtor i Policisë së Tiranës, ndjej detyrimin t'ju drejtohem me një falënderim të sinqertë dhe të thellë. Kam pasur nderin dhe privilegjin të udhëheq këtë drejtori për katër vite, të ndara në dy periudha, dhe secila prej tyre ka qenë një periudhë angazhimi, sfidash dhe suksesesh të përbashkëta.

Falë bashkëpunimit Tuaj të palodhur dhe përkushtimit të pashoq, situata kriminale në qytetin tonë ka njohur stabilizim të dukshëm. Ky vit ka regjistruar vetëm 8 vrasje, nga të cilat vetëm një rast me prapavijë krimi të organizuar, 7 vrasje të zbuluara dhe të dokumentuara me prova të pakundërshtueshme ligjore. (për vrasjen e ndodhur me date 13.11.2024, po punohet nga një grup i posacëm hetimor). Reduktimi i krimeve në volum ka qenë i dukshëm - është evident një ulje të ndjeshme të vjedhjeve dhe veprave penale kundër personit. 

 

Siguria në shkolla dhe lufta pa kompromis kundër shpërndarësve të lëndeve narkotike ka qenë një konstante në punën tonë. Po kështu ky qytet është vizituar nga miljona turistë të cilët fal Jush kanë gjetur një ambjent të sigurtë.

Dua të vë në pah përparimet e arritura në Bashkinë e Krujës, e cila ka kaluar në juridiksionin tonë rreth një vit e gjysmë më parë. Situata e rendit dhe sigurisë atje është shumë më e stabilizuar se më parë, dhe kultivimi i bimëve narkotike në territorin e bashkive Tiranë, Kamëz dhe Vorë është pothuajse inegzistent. Në Bashkinë e Krujës, ky fenomen është përgjysmuar në krahasim me një vit më parë.

Ne kemi përballuar me sukses qindra aktivitete kulturore dhe sportive të të gjitha natyrave. Gjithashtu, kemi administruar qindra tubime e protesta pa incidente të rënda. Këto suksese janë fryt i punës së përkushtuar të secilit prej Jush.

Këto vite në këtë detyrë kanë qenë një nga nderet e veçanta të jetës sime. Vitet që kam kaluar duke punuar përkrah Jush do t'i ruaj gjithmonë në kujtesë me krenari dhe mirënjohje të thellë. Sfidat e kaluara së bashku, për të cilat kemi sakrifikuar dhe kemi punuar pa u lodhur, kanë pasur një qëllim të qartë të bëjmë qytetin tonë më të sigurt për të gjithë ne. Dhe sot, mund të them me bindje se ia ka vlejtur çdo përpjekje.

Falenderoj nga zemra zëvendësdrejtorët, të gjithë shefat e sektorëve, shefat e komisariateve dhe çdo oficer policie për punën Tuaj të palodhur, përkushtimin dhe profesionalizmin që keni treguar në çdo hap.
 Do ju jem gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e palëkundur, bashkëpunimin e vyer, sakrificat, angazhimin dhe integritetin tuaj.

Ju uroj të gjithëve suksese të mëtejshme dhe vazhdoni të ruani sigurinë dhe rendin me të njëjtin
përkushtim dhe kurajë.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Tonin VOCAJ

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/11/2024 02:24

    Jooo,ne Tirane nuk lulezon kanabisi,por lulezojne dividentet e kanabisit-pallatet,betoni e kullat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'

'Të gjithë le ta marrin një diplomë', Berisha kërkon t'i kthejë Universitetet 'han pa porta'